Enver Hoxhaj: Albin Kurti po tregohet i paaftë për t'u përballur çështjet jetike si pandemia, ekonomia e arsimi

Enver Hoxhaj: Albin Kurti po tregohet i paaftë për t’u përballur me çështjet jetike si pandemia, ekonomia e arsimi

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj ka kritikuar sërish ashpër qeverisjen me në krye Albin Kurtin për neglizhencë dhe paaftësi të përballjes me tema jetike si pandemia, ekonomia e arsimi. Me anë të një postimi, ai ka thënë se Kurti është fshehur prapa protokolleve dhe takimeve zyrtare, me ata që dikur veturave të tyre ua fuste flakën, duke aluduar në takimet e tij me shefin e UNMIK-ut. Madje Hoxhaj ka thënë se për t’i mbuluar dështimet  tij, Kurti nisi luftën edhe në përndjekjen e mediave. “Kryeministri të zbresë deri në QKUK, ku sot mungojnë shumica e barnave esenciale, se për vaksina të mos flasim, e të shohë gjendjen reale të qeverisjes së tij. Qytetarët, të cilët përveç problemeve shëndetësore, po sfidohen edhe ekonomikisht duke blerë gjithçka nga ilaçet dhe materialet shpenzuese”, ka shkruar Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Haliti

Xhavit Haliti: Kompetencat e Kryesisë pas shpërbërjes së Kuvendit cenojnë standardet demokratike

Ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar situatën e krijuar pas shpërbërjes së …