Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj kritikon krizën institucionale: Kosova ka nevojë për krijimin e shpejtë të institucioneve

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj situatës aktuale politike në vend, duke shprehur shqetësimin për zvarritjen e formimit të institucioneve të reja. Hoxhaj e ka cilësuar gjendjen aktuale si një situatë që po pengon funksionimin normal të Kuvendit të Kosovës dhe të institucioneve demokratike. Sipas tij, proceset e tejzgjatura politike po e dëmtojnë stabilitetin institucional dhe po krijojnë një gjendje që, siç u shpreh ai, nuk i ngjan funksionimit të zakonshëm të një kuvendi demokratik. “ Kurti e ka marrë këtë vend, i cili ka qenë demokracia më e madhe në Ballkan si shteti më i ri, dhe e ka shndërruar në anarkinë më të madhe. Kjo situatë është situatë anarkike, e cila nuk i përngjan një Kuvendi të Kosovës. Ne presim që institucionet të krijohen sa më shpejt”, ka deklaruar Hoxhaj. Ai ka kërkuar që partitë politike të gjejnë zgjidhje dhe të mundësojnë funksionalizimin sa më të shpejtë të institucioneve të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza kritikon VV-në: Po abuzohet me pozitën e kryesuesit

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje pas ndërprerjes së seancës konstituive të …