Enver Hoxhaj: Përgjegjësi për rrezikimin e jetës së të moshuarve sot, Kurti dezertoi dhe ofroi një program qeverisës të zbrazët

Enver Hoxhaj: Kurti ka vetëm një diskurs agresiv retorik, duke u treguar i fortë para partnerëve perëndimorë

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, aktualisht nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se me qasjen e kryeministrit Kurti në dialog, nuk pret të ketë marrëveshje Kosovë-Serbi. Vizita e përfaqësuesve të lartë të Amerikës BE-së, Gjermanisë, Francës dhe Italisë tregon se partnerët strategjikë të Kosovës duan që dialogu të hyjë në një fazë të re, me një shpejtësi tjetër për të krijuar moment për marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë! Por, kur dëgjon qëndrimet publike të Kurtit, shihet se ai nuk ka qartësi, as vendosmëri dhe as qëllime të qarta sa i takon rezultateve në dialog! Ai nuk ka bërë as zotim serioz dhe as përkushtim të mirëfilltë ndaj dialogut! Kjo është politikë e blerjes së kohës dhe kjo është e dëmshme për Kosovën. Amerika, Franca, Gjermania, Italia së bashku me BE-në kanë qenë grupi i shteteve vendimarrëse për Kosovën dhe lindja e Kosovës si shtet i pavarur nuk do të ndodhte pa përkrahjen e tyre. Edhe e ardhmja euroatlantike e Kosovës varet direkt nga ta, sikurse anëtarësimi në organizata evropiane, nga Këshilli i Evropës, NATO-s, BE-së dhe më gjerë. Me qasjen që ka Kurti në dialog nuk pres kurrfarë marrëveshjeje Kosovë-Serbi, as njohje të ndërsjellë. Ai ka vetëm një diskurs agresiv retorik, gjoja duke u treguar i fortë para partnerëve perëndimorë dhe duke thënë që Serbia nuk do marrëveshje. Kurti s’ka as politikë, as qëllim dhe nuk do të ketë asnjë rezultat, ka thënë mes tjerash, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxha.

Kontrolloni gjithashtu

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq nga deklaratat e Greqisë, për Fredi Belerin

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq nga deklaratat e Greqisë, për Fredi Belerin

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq  nga deklaratat e …