Në takimin e kryeministrit Kurti, me pesë emisarët ndërkombëtarë është diskutuar për projektin e dy gjermanive

Në takimin e kryeministrit Kurti, me pesë emisarët ndërkombëtarë është diskutuar për projektin e dy gjermanive

Në takimin kryeministrit Albin Kurti, me pesë emisarët ndërkombëtarë në dialogun Kosovë-Serbi, i cili ka zgjatur për më shumë se dy orë, është diskutuar për propozimin evropian, të cilën Kurti e vlerëson si bazë të mirë për diskutim të mëtejshëm për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me njohje reciproke në qendër. Pas takimit para gazetarëve ka folur vetëm përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ndërsa kryeministri Kurti nuk ka dhënë ndonjë deklaratë për media. Së fundmi për takimin e  sotëm me një komunikatë ka dalë Zyra e Kryeministrit, në të cilën thuhet se kjo është hera e dytë që kryeministri Kurti priti në takim këshilltarët për politikë të jashtme dhe siguri, Plotner dhe Bonne, pas takimit të parë më 9 shtator 2022, e kësaj radhe atyre iu bashkëngjitën edhe këshilltari diplomatik i Kryeministres së Italisë dhe emisari amerikan, Gabriel Escobar. Qeveria nuk jep informacione se çka është biseduar lidhur me Asociacionin.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari mori pjesë në takimin virtual të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

 Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, mori pjesë në takimin virtual, …