Enver Hoxhaj: Prekazi është epiqendra e lirisë të cilën e gëzojmë sot si shtet sovran dhe i pavarur

Enver Hoxhaj: Prekazi është epiqendra e lirisë të cilën e gëzojmë sot si shtet sovran dhe i pavarur

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se Prekazi dhe aty ku pushon trupi i Adem Jasharit është epiqendra e lirisë të cilën e gëzojmë sot si shtet sovran dhe i pavarur. Hoxhaj këto komente i bëri pas vendosjes së luleve, në Kompleksin Memorial në Prekaz, ku ishte së bashku me anëtarët e kryesisë së PDK-së, strukturat dhe degët e kësaj partë. Ai tha se ka më 5 mars të vitit 1998, fitojë guximi mbi frikën, fitojë liria mbi okupimin, fitojë Kosova mbi Serbinë. Hoxhaj tha se kanë vendosur lule pranë varreve të familjes Jashari edhe në emër të bashkëluftëtarëve të tyre, kryetarit Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, të cilët po në mënyrë të padrejtë po akuzohen nga Gjykata Speciale. Ndërkohë, në kompleksin memorial në Prekaz, po bëjnë homazhe edhe përfaqësues tjerë të institucioneve, si dhe qytetarë të shumë.

Kontrolloni gjithashtu

Ermal Sadiku: Kurti po e përdor presidentin si arsyetim për bllokadën institucionale

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Ermal Sadiku, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, duke …