Enver Hoxhaj pyet këshilltarin serb: Jemi në Parlamentin britanik apo në ndonjë kafene në Beograd?

Enver Hoxhaj pyet këshilltarin serb: Jemi në Parlamentin britanik apo në ndonjë kafene në Beograd?

Zëvendës-kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, po merr pjesë në konferencën përgatitore për Samitin e Londrës, të organizuar nga House of Lords në Britani të Madhe, për të folur në lidhje me sigurinë dhe rritjen e stabilitetit në Ballkan. Përderisa përfaqësuesi serb tha se Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën, pati reagime të ashpra nga zëvendëskryeministri i Kosovës Hoxhaj, dhe eksperti amerikan i politikës së jashtme, David Philips. Në një moment, Hoxhaj nisi të tallej me këshilltarin serb duke e pyetur se “a jemi këtu në Parlamentin britanik apo në ndonjë kafene në Beograd, meqë po flisni sikur t’i kishit pirë disa shlivovica paraprakisht. Ai tha se normalizimi i raporteve me Serbinë mund të ndodhë vetëm me njohje të ndërsjellët dhe anëtarësim të Kosovës në OKB.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …