Serbia nuk duhet ta shoh Kosovën si provincë, sepse në bisedime në Bruksel ka përballë një shtet sovran

Serbia nuk duhet ta shoh Kosovën si provincë, sepse në bisedime në Bruksel ka përballë një shtet sovran

Në një konferencë të mbajtur në Londër, drejtori i Programit për Paqen në Universitetin,  Columbia, David Phillips, iu ka kundërpërgjigjur me një deklarate të këshilltarit të presidentit serb, Aleksander Vuciq. Këshilltari tha se nuk e njohim shtetin e Kosovës dhe se ulen në tavolinë në Bruksel për të arritur një kompromis që nuk e përfshin njohjen. Serbia kurrë nuk do ta njoh shpalljen e njëanshme të pavarësisë, por jemi të gatshëm për kompromis qe nuk e përfshinë njohjen”, tha ai. Phillips ia kujtoi   këshilltarit të Vuciqit se Kosova është shtet dhe se nga tavolina në Bruksel, Kosova dhe Serbia duhet të dalin me njohje të dyanshme. Po ashtu tha se Serbia më asnjëherë nuk duhet ta shoh Kosovën si provincë autonome sepse në bisedime në Bruksel ka përballë një shtet sovran dhe jo një provincë.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

Gjykata Speciale cakton panelin e gjyqtarëve, lidhur me shqyrtimin e kërkesës së Haxhi Shalës për mbrojtje ligjore

Dje më 19 shtator, kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, ka caktuar Panelin e Gjykatës …