Enver Hoxhaj: Zgjedhja e kryetarit të ri nuk është përpjekje për ta zëvendësuar liderin e kësaj partie që është në Hagë

Enver Hoxhaj: Të arriturat e Shtimes e kanë vulën e kryetarit, Naim Ismajli dhe qeverisjes së PDK-së

Në një konferencë për media, duke theksuar se ndjehet krenar që historia e Kosovës dhe fitoret e saj janë të lidhura ngushtë me historinë dhe fitoret e PDK-së, Hoxhaj nga Shtimja ka ftuar qytetarët t’i ndëshkojnë me vota mohuesit e lirisë e pavarësisë, mashtruesit që protestonin e kërkonin të mos shkohet në dialog pa kërkuar falje Serbia.

“Ndëshkoni këta mohues të lirisë e pavarësisë që para disa vitesh thonin se Kosova kurrë nuk do të ketë ushtri e sot parakalojnë para kësaj ushtrie dhe thurin lavde për FSK-në. Prandaj ndëshkoni këta mashtrues që protestonin e kërkonin të mos shkohet në dialog pa kërkuar falje Serbia – ndërsa sot bëjnë turr e vrap dhe janë të gatshëm për kompromise të rënda për funksionalitetin e shtetit të Kosovës. Prandaj mos u besoni këtyre mashtruesve që pretendojnë se historia duhet të nisë me ta sepse kjo nuk do të ndodhë: Historia e Kosovës është historia e këtij populli dhe askush s’mund ta ndryshojë atë.” ka thënë Hoxhaj.

Ai ka thënë se historia e shkruar së bashku me PDK-në në Shtime, është modeli i mirë i qeverisjes, i këtij qyteti që nga një provincë e vogël dhe e diskriminuar, është kthyer në një qytet urban, të zhvilluar e aktiv.

Hoxhaj ka rikujtuar se nën udhëheqjen e PDK-së, Shtimja është vlerësuar si një ndër komunat me performancën më të mirë në Kosovë nga institucionet qendrore në bashkëpunim me ambasadat e huaja, si dhe për mbajtjen e premtimeve elektorale në masë prej 100 për qind, ka 95 për qind të infrastrukturës rrugore të përfunduar, pjesëmarrje në vendimmarrje të gruas me 50 për qind, 14 objekte të reja shkollore, Zonë Ekonomike me 12 biznese funksionale, mes tyre 2 biznese ndërkombëtare, administratë profesionale efikase, parqe të reja, trotuare dhe terrene sportive për secilin vendbanim.

“Këto të arritura e kanë vulën e Partisë Demokratike të Kosovës dhe të kryetarit të saj, njeriut më meritor, z Naim Ismajli të cilin do ta kemi në garë edhe për një mandat 4 vjeçar. Jam i lumtur që pa ndonjë hezitim ta konfirmojmë e zyrtarizojmë këtë kandidaturë vetëm e vetëm që t’i vazhdojmë punët e mira në Shtime, që të nisim projekte të reja dhe këtë model të mirë të zhvillimit ta përhapim pas zgjedhjeve lokale në vjeshtën e këtij viti edhe në komunat e tjera.”, ka thënë Hoxhaj.

Kurse, kandidati për kryetar të komunës së Shtimes nga radhët e PDK-së, njëherësh kryetari aktual i kësaj komune, Naim Ismajli ka falënderuar kryetarin Hoxhaj dhe strukturat e partisë që edhe për një mandat ia besuan kandidaturën për të qeverisur në këtë komunë.

Ismajli ka thënë se Shtimja nën udhëheqjen e PDK-së do të vazhdojë të promovojë vizionin e saj, kapacitetet dhe vlerat e saj.

“Nga viti 2017 e tutje nuk kemi ecje dhe përparim në asnjë fushë sepse PDK nuk ka qenë prijëse e proceseve. Dhe është kjo ndër arsyet kryesore që më ka shtyrë të kandidoj edhe për një mandat, të cilin ia dedikoj të gjithë qytetarëve të Shtimes, duke u nisur nga rinia, femra, studentët, komuniteti i biznesit, mjekët, fermerët, zyrtarët e institucioneve publike. Ne do të bëjmë një fushatë shumë moderne dhe civilizuese duke i spikatur vlerat që i kemi.”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ferid Agani

Ferid Agani: Kodi Civil po mbahet peng i një paragrafi, është agjendë politike pseudoliberale

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, kritikon Kodit Civil, duke thënë se neni për …