Epir Qeriqi: Gjykimi i Albinit nga sistemi kolonial i EULEX-it

 


Kemi dëgjuar e kemi lexuar historitë e popujve të shtypur, ku shihet se si atyre iu mohuan të drejtat njerëzore vetëm pse ishin me ngjyrë, apo edhe pse ishin popuj që luftuan per lirin e tyre duke sakrifikuar jetët, vetëm e vetëm që të jetonin të barabartë me popujt e tjerë liridashës të botës. Këto padrejtësi dekada me radhë i bënë sistemet e ndryshme ndërkombëtare të mbështjella nën petkun e të drejtave dhe lirive njerëzore. Ato, në shumë raste shkuan edhe si palë garantuese, përderisa në raste të njohura për ne  morën pjesë së bashku me regjimet kriminale madje edhe në organizimin dhe kryerjen e krimeve çnjerëzore.>>>


Një rast të tillë kemi masakrën e Srebrenicës, ku në praninë e trupave ndërkombëtare në Bosnjë u masakruan mijëra qytetarë. Kemi rastin edhe shumë të freskët në vitin 2000 në Mitrovicë, ku po ashtu në prani të forcave ndërkombëtare u vranë dhjetëra shqiptarë dhe mijëra të tjerë u larguan prej shtëpive të tyre (në prani të forcave ndërkombëtare) nga grupet kriminale serbe të dirigjuara dhe të financuara nga qeveria  kriminale e Beogradit.


Kosova,  vendi ynë për të cilin u sakrifikuan gjenerata të shumta udhëhiqet nga misione të tilla. Ato natyrisht nuk paraqesin diçka tjetër veçse implemntimin e planeve shkombëtarizuese, ato nuk paraqesin tjetër vetëm se një sistem unikat antidemokratik dhe mohues kolektiv të lirive dhe të drejtave njerëzore.


Sistemi antidemokratik i Unmikut në Kosovë i mbështjellë tani vetëm me rroba të një misioni tjetër, i vendosur në vendin tonë në emër të ligjit dhe të drejtësisë, i gjykon ata  që përpiqen që në Kosovë  të sundoj drejtësia e vërtetë, që në Kosovë mos të ketë vrasës me imunitet, që Kosova mos të mbetet peng i një nacionaliteti me më pak se 5 %, që në Kosovë të flas zëri i qytetarëve të saj. Gjykimi, që po përpiqet ti bëjë Euleksi, liderit të lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti duke e etiketuar atë si nxitës dhe organizues të masave protestuese, besojmë se do të jetë bumerang përfundimtar për këtë mision. Këto misione koloniale nuk u mësuan me raste te ndryshme në vende të ndryshme të botës ku gjithnjë dolën humbës, në përpjekjet e tyre për t’ua  mohuar popujve liritë dhe  drejtat e tyre njerëzore.


Ata, në Kosovë nuk u frikësohen partive politike, të cilat të gjitha së bashku nuk arrijnë të marrin  as 40 % te besimit qytetar, ata i frikësohen qytetarisë që ka përqafuar idenë për vetëvendosje e  cila po rritet për ditë e më shumë dhe po vetëdijësohet për ditë e më parë. Ata nuk kanë pse t’iu frikësohen veglave të tyre, të cilat i gdhendin dhe i përpunojnë ashtu si u duhen atyre, por ata i frikësohen Albin Kurtit dhe kauzës për Vetëvendosje, sepse kjo kauzë do t’ ua  shkurtojë pushtetin e tyre antidemokratik, ata iu frikësohen te rinjve dhe të rejave, që në zemrat e tyre kanë idealin për liri, bindjet e tyre fisnike për të sakrifikuar çdo gjë, qoftë edhe jetët e tyre vetëm që liria të ketë kuptimin e sajë të vërtetë.


Euleksi gjatë gjykimit të Albinit pretendon ta dënojë idenë kolektive për Vetëvendosje dhe jo vetëm Albinin. Ai harron se për mes këtij gjykimi po mobilizon ditë e më parë shqiptarët nga katër anët e Shqipërisë etnike, po i bashkon të gjitha shtresat nga intelektualët e deri te fshatarët, po ngjallë ndjenjën revolucionareve të të rinjve të bashkuar rreth një flamuri, flamurit, kuq e zi. Andaj, nëse Euleksi është përballur me të rinj e të reja vetëm nga trevat e Kosovës, më ketë gjykim do t’i ketë kundër të gjithë shqiptarët nga të gjitha trojet ku ata jetojnë.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …