leoni

Sadik Halitjaha

Eprori i UÇK-së, Sadik Halitjaha ka zgjedhur TV-Diellin për ta bërë publik lajmin për pranimin e ftesës nga Gjykata Speciale

Eprori i lartë i UÇK-së, gjatë luftës, Sadik Halitjaha, ka zgjedhur Televizionin Dielli, për ta publikuar lajmin se ka marrë ftesë nga Gjykata e Hagës, meqë TV-Dielli dhe Radio-Kosova e Lirë i vlerësojnë drejtë këto ngjarje. “Në asnjë mënyrë nuk kisha shkuar të Buzhala apo të Batoni e tu bej qejfin, sepse ne prapë do të jemi të gjallë,  por edhe pasi të vdesin këto vlera mbesin… 

Sikur shumë luftëtarë të tjerë të UÇK-së, ne kemi fatin e përbashkët, sidomos eprorët që nga kreu i SHP të UÇK-së  e deri në nivel të zonave kanë arritur t’ i thërrasin. Unë kam marrë ftesën me 17 dhjetor të vitit 2019 dhe duhet të paraqitem me 28 janar të këtij viti, por  ftesën nuk e kam bërë publike për dy arsye. E para sepse deri tani nuk desha t’ i kënaqja dashakëqinjtë,  atyre që shprehen kundër luftës së UÇK-së, të cilët gëzohen aq shumë kur e marrin një lajm të tillë. Pastaj e  ekzagjerojnë me ato termet e tyre të ndragëta, se  Haga po e dridh Kosovën, se po vjen epoka e Speciales. Unë nuk e kuptoj se çfarë tërmeti i imagjinuar është ky në mendjet e tyre.  Nëse ne nuk na ka përkulë Serbia me tanke me gjithë ato forca dhe ne i kemi dalë luftës përballë, si mund të dridhemi në mbrojtje të së drejtës dhe së vërtetës. Kjo është një e keqe e domosdoshme, për shkaqe që dihen. Arsye tjetër është se qeveritë tona nuk patën aftësi për ta bërë shtetin ligjor. Aq më keq, kjo është gjykatë që i ndjek dhe burgos vetëm ushtarët e UÇK-së, luftëtarët e lirisë, atdhetarët  më të përkushtuar e më besnikë të vendit”, Ka thënë mes tjerash zëvendës-komandanti i Zonës Operative të Pashtrikut gjatë luftës, Sadik Halitjaha, në një prononcim të tij për TV-Diellin.  ( Intervistën e plotë me Sadik Halitjahën mund ta përcillni sonte në orën 21 e 30 minuta në TV-Dielli dhe në Radion Kosova e Lirë).

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Humolli

Fatmir Humolli, ka njoftuar se nuk do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 9 shkurtit të vitit 2025

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka thënë se në zgjedhjet e …