Brickos

Erdogan

Erdogan kundërshton ndërhyrjen e Amerikës, Rusisë dhe Francës në konfliktin rreth Nagorno-Karabakut

Kryetari turk Recep Tayyip Erdogan kundërshtoi ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Francës në konfliktin rreth Nagorno-Karabakut. Kjo pasi udhëheqësit e tre vendeve u bënë thirrje Armenisë dhe Azerbajxhanit që të vazhdojnë negociatat. “Duke qenë se Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Franca e kanë lënë pas dore këtë problem për gati 30 vjet, nuk është e pranueshme për ata që të marrin pjesë në përpjekjet për të arritur një armëpushim,” tha Erdogan. Ai vuri në dukje se një armëpushim i qëndrueshëm mund të arrihet vetëm nëse “pushtuesit armenë” tërhiqen nga Nagorno-Karabak. Amerika, Rusia dhe Franca bënë thirrje sot Armenisë dhe Azerbajxhanit që të vazhdojnë bisedimet mbi konfliktin në rajonin e Nagarabakit pa parakushte.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …