Kryetari turk, Erdogan

Erdogan: Pavarësisht rezultateve, fituesi i këtyre zgjedhjeve është demokracia dhe vullneti ynë kombëtar

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan theksoi rëndësinë e demokracisë dhe vullnetit të kombit, pavarësisht nga rezultati i zgjedhjeve. Duke folur me mbështetësit e tij në Ankara herët të hënën, menjëherë pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve, Erdogan tha se kombi turk kishte përdorur kutinë e votimit për të përcjellë mesazhet e tij tek politikanët. Pavarësisht rezultateve, fituesi i këtyre zgjedhjeve është demokracia dhe vullneti ynë kombëtar”, ka thënë Erdogan, shkruajnë mediat turke, përcjell Telegrafi. Ai shprehu gjithashtu vlerësimin e tij për ata që mbështetën partinë dhe aleancën e tij, si dhe të gjithë qytetarët që ushtruan të drejtat e tyre demokratike. Pasi Këshilli i Lartë i Zgjedhjeve shpalli rezultate të pjesshme, presidenti Erdogan deklaroi se partia e tij do të pranonte rezultatin e zgjedhjeve. Ne do të respektojmë vendimin e kombit tonë dhe nuk do të veprojmë kundër vullnetit kombëtar”, tha kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.

 

Kontrolloni gjithashtu

Priten protesta masive pas deklaratave fyese të ministrave të Albin Kurtit dhe arrestimit pa shkas të Faik Fazliut

OVL UÇK mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë!” nga Liria ka Emër: thirrje për pjesëmarrje masive më 17 shkurt

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka shprehur mbështetjen e saj …