Më 1 prill të vitit 1981, kishte shpërthyer në Prishtinë demonstrata e tretë masive pas 11 dhe 26 marsit të po atij viti

43 vjet më parë, më 1 prill  të vitit 1981, kishin shpërthyer në Prishtinë demonstrata e tretë masive pas 11 dhe 26 marsit të po atij viti. Në orënt e mesditës,  mijëra demonstrues kishin vërshuar në të gjitha rrugët e sheshet e Prishtinës, por edhe në disa qytete të Kosovës, duke brohoritur: “Republikë-Kushtetutë, ja me hatër ja me luftë”. “Jemi shqiptarë, nuk jemi jugosllavë”, “Bashkim-Bashkim”. “Trepça punon Beogradi fiton” Lironi Adem Demaçin” dhe kërkesa  të tjera. Me protestuesit ishin bashkuar edhe mijëra punëtorë të ndërmarrjes “Ramiz Sadiku”, në Prishtinë dhe të ndërmarrjeve të tjera, si dhe shumë liridashës, studentë, nxënës e punëtorë nga Prishtina dhe qytete të tjera të vendit. Tri ditët e para të prillit të vitit 1981  shënojnë fillimin e kryengritjes shqiptare të Kosovës, e cila veproi në kushte dhe rrethana të caktuara, me protesta e demonstrata, me afishimin e parullave e pankartave, me kërkesën e vazhdueshme për krijimin e Republikës së Kosovës, deri në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila bëri kthesën historike të çlirimit dhe shpalljes së Kosovës shtet të lirë e të pavarur, më 17 shkurt të vitit 2008.

Gjatë këtij rrugëtimi historik, dhjetëra mijëra shqiptarë liridashës, regjimet pushtuese të kohës  i keqtrajtuan, i  burgosën, i dënuan prej 1 deri në 20 vjet burg, disa syresh edhe i vranë dhe i persekutuan mizorisht. Marsi e prilli i vitit 1981, ndërpreu  procesin e jugosllavizimit të shqiptarëve dhe krijoi një hendek historik mes shqiptarëve atdhetarë e liridashës,  dhe atyre vasalë e të gatshëm për të bashkëjetuar me frymën e patriotizmit socialist jugosllav. ( RKL TV-Dielli  Kalendari kombëtar)

 

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …