Escobar dhe Lajçak rikonfirmuan në Beograd mbështetjen e tyre për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë

Escobar dhe Lajçak rikonfirmuan në Beograd mbështetjen e tyre për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë

Pas qëndrimit treditor në Kosovë, diplomati Gabriel Escobar dhe përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, po qëndrojnë për një vizitë dy ditore në Serbi. Ata kanë takuar kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të cilit i bartën mesazhin se BE-ja dhe SHBA-ja ndajnë të njëjtin vizion për procesin e dialogut dhe se përpjekjet e tyre synojnë të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Escobar dhe Lajçak theksuan mbështetjen e tyre për vazhdimin e dialogut konstruktiv ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, si dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, duke theksuar se është thelbësore që të dyja palët të përmbushin të gjitha detyrimet bazuar në dialog, Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak theksoi se “BE-ja dhe SHBA-ja po punojnë ngushtë së bashku dhe ndajnë të njëjtin vizion për procesin e dialogut dhe të ardhmen e të gjithë rajonit në Bashkimin Evropian”, Ndërkohë, kryetari serb Vuçiq  ka deklaruar se vendi i tij po i përmbush detyrimet që po dalin prej dialogut dhe po përballet me provokime nga Prishtina.

 

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …