Është hapur festivali ndërkombëtar i karikaturave “Ferizaj, 2022”

Në galerinë e arteve në Ferizaj është bërë hapja e festivalit ndërkombëtar të karikaturave “Ferizaj, 2022”, edicioni i 8-të, i organizuar nga Shoqata e karikaturistëve “Hithi”. Hapjen zyrtare të këtij festivali e ka bërë drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Xhemile Murati-Shabani, e cila e ka vlerësuar tejet lart këtë organizim. Ky festival në këtë edicion solli emra të njohur artistësh nga 52 shtete, me punimet e tyre të rralla si dhe krijoj atmosferë debati e pune. Në këtë festival janë ndarë edhe mirënjohjet dhe çmime nga drejtori ekzekutiv i Shoqatës së karikaturistëve “Hithi” Imri Musliu. Festivali vazhdon deri të hënën me disa aktivitete të tjera.

Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe njerëz në këmbë

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …