Brickos

Është hapur restorant “ Ulëza” në afërsi të Malishevës

Është hapur restorant “ Ulëza” në afërsi të Malishevës

Sukseset e njëpasnjëshme të ndërmarrjes së mirënjohur “ Caja company”, kanë bërë të mundur zgjerimin e biznesit edhe në fusha tjera. Para ca ditësh është hapur kompleksi në vendin “ Ulëzë” në afërsi të Malishevës një kompleks i cili përmban biznese si: Pikë karburantesh, market, punishten “ Caja steel” etj.

Pronari i restorant “ Ulëza” z.Bekim Paçarizi, tha se ndjehemi shumë të lumtur që ia dolëm falë Zotit dhe angazhimeve tona si familje, të hapim edhe këtë kompleks si rrjedhojë e zhvillimit të vazhdueshëm të kapaciteteve tona. Hapja e këtij kompleksi ka ndikuar që aty të punësohen edhe 30 punëtorë të rinj, gjë që na gëzon pa masë, thotë z. Paçarizi. “ Caja company”, ka ndihmuar falas shumë raste të projekteve të ndryshme për komunitete dhe institucione që merren me përkujdesjen ndaj personave me aftësi të kufizuar.

Restorant “ Ulëza” ka pamje fantastike, ambientet e brendshme dhe te jashtme te bukura, shërbimi i shkëlqyeshëm dhe ushqimi i shijshëm gjithmonë i freskët!

Kontrolloni gjithashtu

Agron O. Pacolli: Nuk te përkulen dot as burgjet,as plagët e as plumbat që ta qëndisën trupin dhe sërish mbete i pathyeshëm

Sot,me 20 prill,u bënë 25 vite nga rënia e babait, Osman Pacolli. Kur Atdheu kishte …