Është momenti për të shpëtuar vendin nga politikanët e pangopur që na varfëruan, tha Albin Kurti në hapje të fushatës

Është momenti për të shpëtuar vendin nga politikanët e pangopur që na varfëruan, tha Albin Kurti në hapje të fushatës

Në hapjen e fushatës elektorale për zgjedhjet e 6 tetorit, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti  ka thënë se ka ardhur dita për ndryshim në vend.  “Thellë në zemrat tuaja, ju s’keni ardhur vetëm për Lëvizjen dhe mua, por për veten tuaj dhe fëmijët tuaj. E dini se është momenti i fundit për të shpëtuar vendin nga politikanë të pangopur e të paditur që na varfëruan. Keni ardhur sepse e dini se me këta  që shkojnë në mëngjes si të akuzuar për korrupsion në gjykatë, e pasdite s’bëjnë asgjë. Ka disa  që po habiten me rritjen e lëvizjes sonë. Por më mirë se askush tjetër ju e dini se rrugëtimi jonë s’ishte i lehtë as i shkurtër. Momenti jonë s’është befasi e çastit, por realitet i vonuar. Disa po dyshojnë akoma kush do të fitojë zgjedhjet. Po prodhojnë sondazhe e përqindje për të hutuar, por neve s’na duhet asnjë sondazh për të treguar se ka ardhur koha jonë, se erdhi dita për lëvizjen. E dini se erdhi dita për Vetëvendosje, se ndryshimi po vjen, se një diell i ri do të lindë pas 6 tetorit, mbi Kosovë e për Mitrovicë”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës ka mbajtur protestë në shenjë pakënaqësie ndaj qeverisë

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës ka mbajtur protestë në shenjë pakënaqësie ndaj qeverisë

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës ka mbajtur protestë në shenjë …