leoni

Është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare aktori i njohur shqiptar, Anastas Kristofori

Është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare aktori i njohur shqiptar, Anastas Kristofori

Është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare aktori i njohur shqiptar, Anastas Kristofori. Lajmin e kanë konfirmuar miq e të afërm të aktorit që kanë postuar në rrjetet ngushëllimet për ndarjen nga jeta të tij, Ceremonia e varrimit të ‘Artistit të Merituar’ do të kryhet nesër në  vendlindjen e tij, ne Vuno.

Anastas Kristofori lindi ne fshatin Vuno, Vlore, më 28 nëntor 1943. Institutin e Larte te Arteve, dega e dramës, e mbaroi ne vitin 1970 dhe fill me pas u emerua aktor ne Teatrin Popullor* derisa doli ne pension me 2003. Spikati qysh student me rolin e Karandishevit ne dramen Vajza pa prike te N. Ostrovskit (1970). Dhuntite e tij për te karakterizuar figura origjinale, te shoqeruara nga nje sens humori, nga fjala konkrete si dhe nga ndjesia e vertetesise, i dhëne shansin për te qene aktor i parapelqyer ne shume nga shfaqjet e Teatrit Kombëtar, si Familja e peshkatarit (Vehipi),

Duke gdhire viti 45 (Jaku), Shenomeni dhe mua (fshatari), Komunistet, Nen dritat e skenes, Shkallet, etj. Nje nga rolet e njohura te tij ishte ai i drejtorit ne komedinë Pallati 176 e A. Balashit*, i cili vijoi me tutje ne dy seri televizive te shkruara nga I. Bezhani*, vazhdim i kësaj komedie, por tashme me fatin e ndryshuar te personazheve ne rrethanat qe u krijuan pas shembjes se diktaturës. Qesendia, ironia ndaj tjetrit, nga njera ane, dhe pezmi dhe dëshpërimi ndaj vetes dhe fatit, nga ana tjetër, u gërshetuan me nje ndjenje te holle humori, me dhënien pa sforco te komikes ne mishërim e këtij roli. Ne kinematografi ka luajtur 7 filma, prej tyre me i realizuari dhe me i ploti ishte roli i ekonomatit ne filmin Lulekuqe mbi mure (1976). A. Kristofori ishte nje nder recituesit pasionale e te suksesshëm te poezisë shqipe. Pas viteve 90 ka qene per nje kohe edhe drejtor i Teatrit Kombëtar. Mban titullin Artist i merituar.

Kontrolloni gjithashtu

Fadil Rexha: Pranvera e Lavdishme 1981 – evokim

Beqir Elshani: Sot është 26 Mars, Përvjetori i Ditëlindjes më të madhe të Demonstratave të Kosovës

Sot është 26 Mars, Përvjetori i Ditëlindjes më të madhe të Demonstratave të Kosovës. Përvjetor …