Hapja e madhe e Plus Market 2

Të shtunën në Ferizaj, në rrugën Cen Dugolli, tek objekti Gorenje u bë hapja e madhe e pikës së dytë të Plus Marketit. Me këtë rast pronari i Plus Market Group, z. Sylejman Neziri i falenderoj të gjithë klientët që kan zgjedhur të festojmë hapjen së bashku.

Sylejman Neziri është pronari i vetëm i një firme në Kosovë, i cili nuk merr dhe nuk shet produktet e Serbisë në vendin tonë. Z. Neziri me këtë rast ka ftuar tregtarët e Kosovës që të blejnë prodhimet vendore e të shteteve të tjera, por jo ato të Serbisë, e cila edhe 25 vjet pas luftës, nuk e ka ndërruar qëndrimin e saj antishqiptar.

Për të shikuar pamjet nga hapja e madhe ku ishte prezent edhe Kryetari i Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu dhe shumë pjesëmarrës dhe afaristë tjerë klikoni në linkun më poshtë.

https://www.facebook.com/plusmarketks/videos/1135977024322009

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi uron besimtarët Islam me rastin e Kurban Bajramit

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, përmes rrjetit social facebook i ka uruar të …