Është promovuar libri ,,Deçani nëpër shekuj’’

Në sallën e Asamblesë Komunale në Deçan sot është bë promovimi i librit “DEÇANI NËPËR SHEKUJ”- Promovimi i trashëgimisë kulturore i autorit Faton Mehmetaj. Te pranishëm në këtë promovim ishin Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, nënkryetari Sami Cacaj, dashamirë të fjalës së shkruar, poet, shkrimtar, publicist, asamblist,veteran e invalid të luftës së UÇK-së, drejtor drejtorish dhe qytetar. Libri “DEÇANI NËPËR SHEKUJ” është libër historik por është edhe një biletë apo guidë e Deçanit, ku paraqitet historiku mijëvjeçar i Deçanit, kultura, trashëgimia, lashtësia, tradita, turizmi dhe bukuritë natyrore të Deçanit. Po ta lexosh këtë libër është e pa mundur që të mos e vizitosh Deçanin. Në këtë libër shpaloset realiteti shqiptar i krijuar gjatë shekujve, tradita, kullat, veshjet, ritet e vjetra pagane të ruajtura më shekuj, kultura shpirtërore, rrënojat e vendbanimeve të lashta, kishat, kështjellat, rrugët e vjetra, historiku i Manastirit të Deçanit, Kuvendet, duke filluar nga ai i Verrave të Llukës 1910, Kuvendi i Junikut 1912, Kuvendi i Pajtimit të Gjaqeve 1990 e kuvende tjera. Në këtë libër shpaloset historiku i Deçanit nga periudhat e hershme të antikitetit e deri në ditët e sotme. Për vlerat e këtij libri kanë fol i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, recensenti i librit Bekim Vishaj, historiani Ismet Haskaj, Sabit Syla –Drejtor i Institut ,,Ali Hadri’’ dhe vet autori Faton Mehmetaj. Ky libër për Deçanin do te jetë një udhërrëfyes ndër breza u tha në këtë promovim. Ndryshe libri “DEÇANI NËPËR SHEKUJ”, është  libri i 20-të me radhë i autorit Faton Mehmetaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …