Është rivarrosur në Kompleksin Memorial në Marinë të Skenderajt dëshmorja e kombit Antigona Fazliu

Është rivarrosur në Kompleksin Memorial në Marinë të Skenderajt dëshmorja e kombit Antigona Fazliu

Është rivarrosur me nderime të larta në Kompleksin Memorial në Marinë të Skenderajt dëshmorja e kombit Antigona Fazliu. Lajmin e ka bërë të ditur deputetja e Kuvendit të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra përmes një postimi.

“Këtyre ditëve në Polac të Skënderajt po bëhet zhvarrosja e dëshmorëve të UÇK-së nga Zona e Drenicës, për t’i rivarrosur në Memorialin e Lirisë të ndërtuar në fshatin Morinë. Në këtë memoral do të prehet edhe dëshmorja më e re e kombit Antigona Fazliu, e cila u përcoll nga familjarët me shumë mall e krenari në lëndinën ku prehen shumë dëshmorë të Lirisë. I përjetshëm do të jetë kujtimi për ta dhe për veprën e tyre madhështore. I lehtë ju qoftë dheu i Kosovës”, ka shkruar ajo.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …