Është sulmuar me armë zjarri makina e kryetarit të komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi

Është sulmuar me armë zjarri makina e kryetarit të komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi

Është sulmuar me armë zjarri makina e kryetarit të komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi. Të plagosur kanë mbetur, nëpunësi i komunës dhe shoferi i kryetarit. Drejt makinës u qëlluan 20 plumba. Më pas autori u largua po me automjet. Të plagosur kanë mbetur shoferi dhe nëpunësi i komunës, Eshtref Selimi dhe Adnan Ajdini, të cilët janë dërguar në urgjencën e Shkupit. Rtv 21 maqedonia thotë se është gjuajtur edhe në drejtim të një personi tjetër të punësuar në komunë. Autori ka qëlluar me 20 plumba dhe më pas ka ikur me një automjet tip ‘Golf’ në drejtimin e rrugës Haraçinë-Kumanovë. Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut informon se plumbat kanë pasur si objektiv kryetarin, Ridvan Ibrahimi, i cili në makinë ka qenë me dy personat e plagosur. Personi që ka kryer sulmin, thuhet të jetë i njohur për policinë, pasi ka qenë i përfshirë edhe në krime të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Bajram Begaj: Shqipëria është dhe do të jetë mbështetja juaj e palëkundur, e pakushtëzuar dhe e përjetshme

Gjatë fjalës së tij në shënimin e ditës së clirimit, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj …