Janë shuar 400 familje palestineze në sulmet e Izraelit ndaj Rripit të Gazës

Është rritur në 32.845 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që Izraeli që ka ndërmarrë nga 7 tetori 2023 në Rripin e Gazës

Është rritur në 32 mijë e845 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që Izraeli që ka ndërmarrë nga 7 tetori 2023 në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu. Zëdhënësi i Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza, Ashraf Al-Kudra në një deklaratë informoi lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon prej 178 ditësh ndaj Rripit të Gazës. Ai bëri të ditur se në 24 orët e fundit në sulmet e forcave izraelite ndaj Rripit të Gazës kanë humbur jetën 63 palestinezë ndërsa 94 të tjerë janë plagosur. “Numri i atyre që kanë humbur jetën në sulmet që Izraeli ka ndërmarrë ndaj Rripit të Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani, ka arritur në 32 mijë e 845. Numri i të plagosurve ka arritur në 75 mijë e 392. Zëdhënësi i ministrisë, Al-Kudra vuri në dukje se nën rrënoja dhe përreth rrugëve ende ka kufoma të të vrarëve dhe se ekipet shëndetësore dhe të Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të mbërrijnë tek trupat për shkak se pengohen nga forcat izraelite.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …