leoni

Eurodeputeti austriak Lukas Mandl, emërohet shef i misionit vëzhgues të Bashkimit Evropian për zgjedhjet lokale

Eurodeputeti austriak Lukas Mandl, emërohet shef i misionit vëzhgues të Bashkimit Evropian për zgjedhjet lokale

Deputeti në Parlamentin Evropian, Lukas Mandl është emëruar Shef i Misionit Vëzhgues të BE-së që do të monitorojnë procesin e zgjedhjeve lokale në Kosovë. Mandl në një deklaratë për emërimin e tij në krye të Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve në Kosovë, është shprehur i bindur se ky mision do të sjellë vlerë të shtuar në procesin zgjedhor. “Jam i kënaqur që BE-ja më ka besuar përgjegjësinë e udhëheqjes së Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve në Kosovë. Jam i bindur se misioni do të sjellë vlerë të shtuar në procesin zgjedhor. Mezi pres të takohem dhe të bisedoj në teren me autoritet, partitë politike, kandidatët, shoqërinë civile dhe akterët e tjerë elektoral”, ka thënë Mandl.

Kontrolloni gjithashtu

RKL: Punëtorët shqiptarë aktualisht janë më të përbuzurit, më të shfrytëzuarit dhe më të nëpërkëmburit

KMDLNj ngre alarmin: Punëtorët e ndërtimtarisë po punojnë në temperatura ekstreme pa kushte minimale

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka ngritur shqetësim të madh …