Brickos

SHBA

Euronews Albania: Amerika e BE-ja janë duke shqyrtuar sanksione në dy faza kundër Kosovës në rast se nuk i përmbushë detyrimet

Euronews Albania raporton se Amerika  dhe BE-ja,  janë duke shqyrtuar sanksione në dy faza kundër Kosovës në rast se Kosova nuk do të përmbush detyrimet dhe nëse nuk shtendoset  situata në veri të vendit. Këtu përfshihen edhe sanksione kundër kryeministrit, Albin Kurti dhe ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla. Sipas një teksti të brendshëm të Qeverisë Amerikane, faza e parë e sanksioneve do të parashikonte ngrirjen e fondeve të BE-së, procesin e liberalizimit të vizave, procesin e anëtarësimit për Këshillin e Evropës, fondet amerikane dhe projekte të tjera të financuara nga perëndimi. Ndërsa faza e dytë  përfshinë një qëndrim pasiv të aleatëve ndaj fushatës së çnjohjes së Serbisë kundër Kosovës, riorganizimit të pranisë ushtarake ndërkombëtare dhe reduktimit serioz të kontingjentit amerikan dhe përjashtimit të Kosovës nga disa organizata ndërkombëtare. Euronews shkruan se parashihen edhe sanksione individuale ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të Brendshëm Sveçla, nëse situata në terren përkeqësohet më tej. Kjo mund të përfshijë shpalljen e të dyjave “non grata” me justifikimin se ato përbëjnë një “kërcënim për sigurinë dhe paqen”. Në dokumentin që Euronews shkruan se e kanë parë ku  thuhet se askush nuk e priste që do të ishte Qeveria e Kosovës ajo që me veprimet e veta do të nxiste pasigurinë dhe do të nxiste krizat dhe konfliktet.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …