Fadil Sejdi Begu: Për Ditën e Dëshmorëve

(Porosi nga varri)

 

Ne çdo pëllëmbë

Derdha gjak

Veç atdheun

Ta kemi prap

 

Mos me shaj

O biri i shkinës

Që flet shqip

Në mes të Prishtinës

 

Unë me gjak lirinë e solla

Sa shumë plagë në trup mora

Asnjëherë nuk rënkova

Këngën kurrë nuk e ndalova

 

Ti që emrin ma njollose

Ti që gjakun me këmbë ma shkelë

Më trego çfarë gjaku ke

Kënd vërtet e ke atdhe

 

Unë qëndroj në çdo shesh

Jamë yll në çdo skaj

Në çdo rrugë me ke përballë

Mos gabo, ende jamë gjallë

 

Ne kujtim te deshmoreve

Fadil sejdi Begu

 

—‐—————————–

(Kushtuar heroit Agron Rrahmani)

 

 

Si shkëmb qëndrove

Kur rrufetë godisnin

Sepse kishe rrënje

Në tokën që veç trima lindin

 

Atje skaj mali

Vështroje llapin e lodhur

Bisedoje me shqiponja në qiell

Që asnjëhere nuk ndalen

 

Kur flisje me to

Zëri yt kumbonte

Ishte zë heroi

Që zemrat dridhëronte

 

Zemra jote madhe

Nuk dinte për dredhi

Ajo ishte gatuar

Ja vdekje ja liri

 

Nuk shihej dyshim

Në shikimin tënd burrëror

Prandaj u shëndrrove nè yll

Që ndriqon mbi Kosovë

 

Rruga ime kurr nuk mbaron

Por tash si meteor  rrugën ju ndriqoj

Do kaloj malet me rrezet e diellit

Do vazhoj rrugën e  Bahriut dhe Ilirit

 

Lavdi përjetë miku im

 

Fadil Begu

PRISHTINE 2024

 

——————

 

Marsi në Prekaz

 

Nga majat e çyqavicës

Po vjen një oshtimë

Prekazi i Jasharajve

Rregullon frangjinë

 

Bacë Shabani plisin n’ballë

Qohuni djem kush është tu ardhë

Miqt kur vijnë nuk  gjuajnë shtëpinë

Armiqt i presim siç Prekazi din.

 

Hamzë Jashari dredh mustakun

Hap dritaren e qel kapakun

Sa mirë gjuan ky kreshnik

Nga gjylja e topit s’luan çerpik

 

Bacë Ademi djal Shqipërie

Ka zën prit skaj avlie

Mirë po gjuan me automatik

Këtu gjallë nuk shkel armik.

 

Kulla e gurit po gjëmon

Brenda janë tre dragonjë

Daja trim me nipa e tij.

Osman Geci burrë DAI.

 

Kulla shembet mbuluar me zjarr

Pushkët e trimave s’kanë të ndal

Kur fishekët po mbaronin

Bashk me vdekjen ata këndonin.

 

Nënë Zahidja një zanë mali

Qon fyshek te Adem djali

Mbahu birë se po vjen drita

Për këtë tokë unë ju rrita.

 

Gjaku derdhet në prag të shtëpise

Sot i mbushur me  lule të lirisë

Fluturojnë pllumba tê bardh.

Lavdi ju qoftë o Legjendar.

 

Ne pervjetorin e rënjes të komandantit Legjendar dhe familjës Jashari

 

Fadil Sejdi Begu (Kaçanolli)

Mars 2024

 

Kontrolloni gjithashtu

Nezim Frakulla (1680-1760) ndër poetët e parë shqiptarë që shkroi poezi shqip me alfabet arab

Nezim Frakulla (1680-1760) ndër poetët e parë shjqiptar, që shkroi poezi shqip me alfabet arab

Letërsia shqipe me alfabet arab, apo sikur është bërë traditë të thuhet, me alfabet turko-arab, …