Smajl Latifi: Me zemrën zjarr e me pushkë në dorë, Agroni nuk u ndal asnjëherë për çlirimin dhe të drejtat e popullit tonë të robëruar

Komandanti Agron Rrahmani – Naseri, Heroi i Kosovës dhe i tërë kombit tonë, mbetet pishtar i pashuar që i jep dritë popullit tonë dhe aspiratës së tij për liri e bashkim kombëtar.
Me zemrën zjarr e me pushkë në dorë, Agroni nuk u ndal asnjëherë për çlirimin dhe të drejtat e popullit tonë të robëruar.
Bashkë me Agron Rrahmanin e Bahri Fazliun – Gzimin, po ashtu Hero i Kosovës dhe i tërë kombit, si dhe shumë shokë të tjerë, u bashkuam në një qëllim e ideal, filluam me shpërndarjen e fshehtë të “Çlirimit”, që na jepte moral, na hapte sytë e na mësonte se jeta në robëri është më e rëndë se vdekja për liri. Idetë e tyre të qarta dhe përparimtare u bënë pikënisje e luftës sonë çlirimtare, e cila në qershor të vitit ‘99 kulmoi me lirinë e popullit tonë, ku spikat angazhimi i pashoq i luftëtarëve emblematik, midis të cilëve ishte edhe Agron Rrahmani.
Agroni do të mbetet përherë në kujtesën tonë si një djalë i ri, plot zemër e trimëri për luftë e për atdhe, atdhetar e i sjellshëm, punëtor e fjalëpakë, i ndershëm e gjithmonë i gatshëm për interesat e shenjta të popullit tonë.
Në 26-vjetorin e përjetësimit, e kujtojmë me nder e krenari bashkëveprimtarin e bashkëluftëtarin, Komandant Naserin. Vepra e tij do të mbetet përherë udhërrëfyes për ne, që ta lartësojmë e ta nderojmë shtetin dhe kombin tonë, i cili i ka themelet në gjakun e dëshmorëve e të rënëve ndër breza, ku të gjithë i detyrohemi, për të ecur pandalshëm, deri në realizimin e idealit për liri të plotë e për bashkim kombëtar.
Lavdi, Komandant Agron Rrahmani – Naseri!
Lavdi të gjithë të rënëve për liri!

Kontrolloni gjithashtu

Me 27 shtator ora 5:15 minuta në mëngjesin e ditës së diele po sa ishim zgjuar filluan granatimet nder dy tri granatat e para njëra ra në oborr

Sadik Halitjaha: KUSH MOHON VLERAT SHQIPTARE!

Unë nuk do të isha lëshuar shumë në komente se kush është Taravari apo (taravoli)! …