Fadil Shyti – Revoltë

Fadil Shyti, është i lindur më 2 gusht 1958, në katundin Gurbardh, ish-Ashlani i Vushtrrisë, Shqipëri. Ka mbaruar shkollën e mesme në Vushtrri, ndërsa, Fakultetin Filozofik për Letërsi dhe Gjuhë Shqipe në Prishtinë.

Është burgosur në vitin 1981, për veprimtari armiqësore ndaj shtetit jugosllav, sepse nga Tirana e kishte sjellë poemën atdhetare, “Kjo është Shqipëria” të Agim Gjakovës dhe një fotografi të Enver Hoxhës, të cilën ua kishte treguar atdhetarëve në Kosovë që, atëbotë nga titistët kjo konsiderohej, herezi dhe si pjesëmarrës i demonstratave studentore, në “Pranverën e kuqe ´81” -siç e quan autori.

Pas një pushimi dy vjeçar si i papunë, mezi arriti të “strehohej” në malësi, ku punoi 8 vjet arsimtar i Gjuhës Shqipe në një shkollë fillore të Shalës së Bajgorës, në katundin Vllahi. Gjatë viteve të punës u ballafaqua me një jetë vërtetë migjeniane, duke i kaluar në këmbë mbi 16 km rrugë në ditë, përmes shkrepave të larta malore të mbuluara me borë, -me më shumë stuhi e më pak diell…

Pikërisht, gjatë atyre viteve bëri me devotshmëri dhe veprimtarinë e pandërprerë ilegale, kundër regjimit okupatorë serbomadh. Ishte i angazhuar në organizata ilegale të cilat i dhanë goditje të fuqishme sistemit titist me protesta, demonstrata, -greva si ajo e Trepçës e cila ia lëkundi përsëri themelet e pista ish-Jugosllavisë, avnojiste. Celula ilegale, ku vepronte Fadil Shyti, -në ato anë, e kishte lëshuar për disa vite me radhë kushtrimin, edhe përmes “Minatorit të Kuq”, “Rinia e së vërtetës dhe e lirisë” -fletushka ilegale këto, që lexoheshin me një etje të madhe nga proletariati shqiptar i Kosovë Kreshnike, e cila po përgatitej të përballej në beteja për fitore të reja: liri, ribashkim e përparim gjithëkombëtar. Në vitin 1992 i shtrënguar nga rrethanat politike dhe ekonomike ka emigruar në Suedi. Ka botuar tri vepra. “Në kërkim drite”, Poezi, Tiranë 1996 “Në rrugën e lirisë”, Prishtinë, 2004 “Drejt Vetëvendosjes” Prishtinë 2008, (Grup autorësh). Përmbledhja poetika ” Revoltë” është libri i katërt i tij. Shpresojmë që, edhe në të ardhmen ky autor të paraqitet para lexuesve me vepra të tjera që i ka në dorëshkrime si: publicistikë, aforizma, tregime, vështrime analitike për vepra të ndryshme publicistike. Tani, është veprimtar në radhët e Vetëvendosjes që nga hapat e para të themelimit të saj. Jeton dhe vepron në Suedi.

Kontrolloni gjithashtu

Doli nga shtypi Libri: “Analiza, kumtesa, poezi, politikë”, i autorit, Ismet Begolli

Doli nga shtypi Libri: “Analiza, kumtesa, poezi, politikë”, i autorit, Ismet Begolli

Libri i Ismet Begollit: Analiza,  kumtesa, poezi, politikë”, është një përmbledhje e veçantë krijuese, në …