Fadil Shyti: Shqiptarët nuk i tremben Tribubalit për “krimet” e UÇK-së!

Z, Lisen Bashkurti, me delikatesën e një analisti të “hollë”, të politikës, sipas kuteve të fuqive imperialiste evro-amerikane, pra, të diplomacisë ” së madhe” dhe të politikës ditore të klasës së sotme politike ”kosovare” dhe ”shqiptare”; -konstatoi se: ”Shqiptarët, s´kanë pse t´i tremben gjykatës për krime lufte- që, po hapet në Kosovë”!

”Të lumtë”, z, BASHKURTI!

Ideja jote është e saktë!

-Konstatimi yt, sipas këtyre parimeve pa kurrizore, parimeve-nënshtrimeve, është i saktë!

-Pacifistët, titistët, spiunët demon-kratë në Prishtinë, Tiranë, Shkup e gjetiu, -të cilët dje ishin bashkëpunëtorë të shkaut, sot të Evropës,-kundër vëllait e motrës, nuk kanë pse t´i tremben Tribunalit?!

-Po, po, e përsëris , ti mor z, ke drejt!…

-Gjithashtu, këtij Tribunali s´i tremben as trimat e trimëreshat e UÇK-së, të zbritur prej maleve.

-Por, një fakt realist është këtu, që i ndanë dy taborë:

1. Tabori pacifist, pro-sllavist dhe ai renegato-servilist, “kosovarë”, të qetë ia krisin gjumit përsëri.

2. Tabori i çlirimtarëve, krahu më sinqertë i luftës, atdhetarët e vërtetë, përsëri, pa pikë faji , (sikur gjer më tani në Hagë),-do të përplasen, do të shantazhohen, do të persekutohen burgjeve, të Evropës nëpër qelitë evropiane, si për gati pesëdhjetë vite nën regjimet jugosllave.

…Shiheni, analistin e “hollë” të politikës dhe diplomacisë “së madhe”, Lisen Bashkurti si shumë z, të tjerë, politikanë, diplomatë të brendshëm e të jashtëm, ”largpamës”, po marrin mundimet, po duan me ua mbushë mendjet shqiptarëve se; Tribunali për krime lufte që po hapet në Kosovë, nuk qenka ferri për çlirimtarët, por qenka parajsa vet; me vulat (myhyrët) evro-amerikane dhe të servilëve politikë shqipfolës, në Prishtinë, Tiranë, Shkup e gjetiu…

Tribunali, qenka robëria në punë, mirëpo, si shumë i mirëpritur, madje, duhet duartrokitur, sepse na qenka liria, duke u përplasur burgjeve, të ”buta” të demon-kracisë botërore.

Pse mor zotërinj, nuk guxoni ta thoni troç:Tribunali duhet të bëhet për Serbinë fashiste,- JO për Kosovën Liridashëse, e cila luftoi kundër okupatorë-gjakësorëve serbë dhe të gjykohet Shqipëria që e ndihmoi këtë luftë të shenjtë!!!

-Me mësimet e analistëve të tillë, të politikës ditore pro-fashiste dhe imperialiste, Shqipëria Etnike, -për vite të tëra pas luftës së Kosovës dhe Viseve të tjera shqiptare, i pësoi dhe po i pëson katrahurat më të poshtra dhe më të tmerrshme në historinë e saj ” të re”!!!

Nuk thuhet kot një fjalë e urtë jona popullore,”Qeni i keq ta bie ujkun n´derë të shtëpisë”!

Këtu, do të shtoja dhe ca vargje të poetit gjerman, B. Breht:

              “Ujqit, i vrava,

              qentë i ndoqa,

              tash po më hanë pleshtat”.

-Mjerisht, në Shqipërinë tonë të sistemit feudale-kapitalistë, askush nuk po shtohet më shumë se “pleshtat”, që ishin dhe janë në shërbime të të huajve reaksionarë.

 

 

Në lajmet e RTK-së, të orës 19.30 , dëgjova se kjo u dëshmua që, kryetarja  e Kosovës e dalë prej zarfit të ish-ambasadorit amerikan, Dell,  Isë Mustafa, besiku i Titos dhe Millosheviqit, me partinë e tij e konvertuar nga LKJ, të konvertuar në LDK,  Bexhet Pacolli, miku i Titos dhe i Jelcinit, u deklaruan me gjithë kënaqësinë e tyre, për t´i hapur dyert e burgjeve për çlirimtarët e UÇK-së.

Po, i tha Tribuinalit të Gjyqeve, ndaj shqiptarëve patriotë dhe shqiptareve patriote edhe serbjani VËLLAMI i tyre, Petroviqi;- i cili është ulë këmbëkryq në qeverinë e Hashim Thaçit.

-Pa të shohim a po i thotë jo, Hashimi, kësaj dhurate, ” të re”, të aleatëve të tij?!!!

-Para ca ditësh, ” goxha fort” e ka kundërshtuar- pa të shohim a po e mbanë fjalën!!!

Ramush Haradinaj, kryetari i AAK-së, -atë natë s´u deklarua, mos vallë heshtja e tij është pajtim?!

Haptas për Tribunalin u deklarua edhe ish komandanti i Llapit, Rrustem Mustafa, Remi.

-Vetëm Albin Kurti,-si kurdoherë më parë ishte dhe është kundër këtij Tribunali; ishte kundër të gjitha këtyre ”trashësive të zullumit, kundër sovranitetit të Kosovës –siç u shpreh ai.

Albini, ishte dhe mbeti kundër vargonjve të robërisë “moderne” , nga qeveritë ballkanike, evropiane, amerikane; të cilat, duke ia dhënë ”ison” Serbisë, të cilat 15 vite pas “çlirimit”, sulme të pandërprera kanë bërë dhe po bëjnë ndaj çlirimtarëve tanë.

Ai i tha: JO ! Tribunalit për krime lufte, që do të hapet në Kosovë; Tribunalit që është i nxitur nga njëfarë Dik Marti, i nxitur dhe i paguar nga Serbia.

Tribunali, është dhe një përpjekje për t´ia bërë qejfin Serbisë dhe bashkëpunëtorëve të saj, që t´i burgosë dhe t´i persekutojë shumë ish-ushtarë dhe komandantë të UÇK-së, kinse,”për krime lufte”,-që, pastaj të nxisë një luftë të hapur o të maskuar, midis shqiptarëve!

Thënë shul shqip, kjo është dhe një hapje e dyerve të burgjeve dhe konflikteve të “reja”, ndër-shqiptare, të nxitura nga agjenturat të vjetra e të reja, imperialiste-revizioniste, revanshiste dhe fashiste.

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …