Familja Bytyçi nga Kërvasaria bëhet me shtëpi të re banimi

Kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati, është  shprehur i lumtur pa masë që falë një bashkëpunimi të Komunës së Malishevës me shoqatën “Bereqeti” në Malishevë, është bërë e mundur që të bëhet me shtëpi të re banimi, familja e Blerim Bytyçit nga fshati Kërvasari.

Ai i është shprehur tejet mirënjohës drejtuesve të shoqatës humanitare “Bereqeti” për këtë bashkëpunim të mirë, dhe falënderoj nga zemra gjithë ata që kanë kontribuuar për ndërtimin e shtëpisë për këtë familje në kushte të vështira ekonomike e sociale.

Kontrolloni gjithashtu

Qytetarët e Vitisë diskutuan për planin rajonal të menaxhimit të integruar të mbeturinave

Në Viti u mbajt një konsultim publik me qytetarët lidhur me draft vlerësimin strategjik mjedisor …