Familja Rasha: Pamjet që po shohim në Tiranë pas humbjes së djalit tonë nuk na ngushëllojnë, por na i thellojnë ato

Familja Rasha: Pamjet që po shohim në Tiranë pas humbjes së djalit tonë nuk na ngushëllojnë, por na i thellojnë ato

Familja Rasha e Tiranës, e cila humbi birin e saj, dhe nga kjo tragjedi  dolën në sipërfaqe vandalët e opozitës,  ka një lutje ndaj të gjithë djemve, të rrëmbyer nga inatet e politikës, të mos manipulohen nga ajo. Katër ditë pas humbjes së djalit, familja e Klodian Rashës ka bërë thirrje për qetësi me anë të një letre publike duke kërkuar që dhimbja e tyre të mos thellohet më tej me padrejtësi të tjera. Top Channel ka siguruar këtë letër, për të cilën një nga anëtarët e familjes Rasha i konfirmoi se ajo është letër publike për të gjithë shqiptarët. Në letër, anëtarët e familjes Rasha shkruajne se “pamë me shumë keqardhje dje policin e plagosur në sy dhe ndjemë dhimbje për prindërit e tij”. Kështu nis letra publike e familjes së 25-vjeçarit, vrasja e të cilit ka ngritur në këmbë mijëra vetë në protesta që janë përshkallëzuar prej tri ditësh në dhunë. “Ato që po shohim pas humbjes së djalit tonë nuk na ngushëllojnë. Po na e thellojnë plagën tonë të jashtëzakonshme”.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Programi i Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti është varfër dhe me shumë pak përmbajtje

Dardan Sejdiu: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë Buxhetin 2026 – është shkelje e Kushtetutës

Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se Qeveria në detyrë nuk ka të …