RKL: Vjosa Osmani, e papërmbajtur nga urrejtja për Hashim Thaçin, shpërfill krejt këshilltarët e tij, madje edhe Vokerin

Ditë më parë u bë e ditur se  Vjosa Osmani nuk ia ka vazhduar kontratën William Walkerit, meqë kishte qenë këshilltar i ish kryetarit,  Hashim Thaçi.  E pyetur lidhur me këtë veprim, zonja Osmani ishte përgjigjur në gjuhën e saj të komunikimit, si zakonisht jo në gjuhën letrare.  Ajo kishte thënë shkurt:“Ka skadu kontrata dhe nuk e kemi vazhdu. Ka skadu, nuk osht ma në fuqi, kontrata. Pra, nuk e kemi vazhdu kishte thënë Osmani për T7.

Pas reagimit publik, duke parë se kishte bërë gabim të madh për shkak të urrejtjes së ka për kryetarin Hashim Thaçi, njëjtë sikur autoritetet në Serbi, ajo ndërroi taktikën e veprimit duke sqaruar se kontrata kishte skaduar, por do të vazhdonte konsultimi me Viliam Vokerin. Në njoftimin e mëvonshëm të Presidencës  thuhet:  Vjosa Osmani dhe William Walker biseduan personalisht për të rikonfirmuar angazhimin e tyre të përbashkët për të vazhduar bashkëpunimin mes tyre. Ata ranë dakord që të punojnë së bashku për të siguruar njohje të reja për Kosovën dhe për të avancuar sundimin e ligjit në vend.

Qëndrimi i Vjosa Raif Osmanit kundër luftës së UÇK-së, ka për bazë edukatën familjare, dikur edukatën e patriotizmit jugosllav dhe kjo mund të kuptohet, për kohën kur ai patriotizëm përballej me nacionalizmin e dhe irredentizmin shqiptar dhe që mori goditjen vendimtare në mars e prill të vitit 1981, kur babai i Vjosës me krejt angazhimin e tij mbronte Kushtetutën e RSFJ-së dhe arsyetonte veprimet e regjimit në shtypjen e shqiptarëve atdhetarë e liridashës.

Vjosa asokohe nuk ishte fare, por më vonë kur u hodh në jetë,  babai  dhe mesi i vet shoqëror ia dha edukatën e bashkim vëllazërimit, të cilën e shpërfaqë kudo, duke u lidhur fort pas Ibrahim Rugovës dhe duke  bërë përpjekje që babanë e saj ta vendos si kuadër ushtarak të Rugovës, edhe pse Raifi deri në vitin 1993 kishte punuar në krye të  një zyreje ushtarake të pushtuesit serb, në Mitrovicë.

Nuk është e drejtë, që bija apo biri i një bashkëpunëtori të një regjimi pushtues të etiketohen për shkak të veprave të babait, nëse ai apo ajo do të distancoheshin nga veprimet e prindit. Por kur ndodh e kundërta, kur kërkohet me çdo kusht të mbrohet dhe të arsyetohet ajo kohë, sikur bën me këtë rast Vjosa, pastaj biri dhe bija e  ambasadorit jugosllav, në Spanjë, Veton Rexhai Surroi e Flaka Rexhai Surroi, Shkëlzen Mehmet Maliqi, Azem Vllasi dhe jo pak të tjerë, atëherë kemi të bëjmë me një realitet tjetër, me realitetin me të cilin po përballemi.

“Garda” e të edukuarve në baza të  patriotizmit  jugosllav, edhe 21 vjet pas dëbimit të regjimit kriminal serb nga Kosova, është rikthyer me një lëkurë të re të gjarprit, duke zëvendësuar  bashkim-vëllazërimin e shqiptarëve me popujt sllav, me multietnicitetin e preferuar të ndërkombëtarëve, pas të cilit janë kapur dhe nuk lëvizin.

 

Ngritjen e kësaj klase pas luftës fitimtare të UÇK-së dhe fitores historike kundër pushtuesit  me ndihmën e NATO-s, qysh prej vitit 1999   e ka përkrahur fuqishëm administrata e UNMIK-ut, OSBE-ja, Shtet e Quintit madje edhe disa nga shtetet shumë mike të Kosovës.

Kjo klase me këtë prejardhje politike, e cila përveç në raste të veçanta, mbron mendësinë e bashkëjetesës së shqiptarëve me serbë, ka penguar shtet-ndërtimin e Kosovës qe 20 vjet, meqë duke u treguar të moderuar dhe pa hipoteka nacionaliste, kundërshtarë të luftës së UÇK-së, po aq sa Millosheviqi, tani Vuçiqi, Tadiqi e të tjerë, mjerisht ka mjaft përkrahës nga shtetet mike të Kosovës. Dje kjo është arsyeja pse ata duan që mbi këtë mendësi politike të zgjidhin çështjen e Kosovë-Serbi me kompromis, sepse vetëm shqiptarët me prejardhje nga ideologjia jugosllave pranojnë kompromis me Serbinë dhe bashkëjetesë në çdo rrethanë.

Vjosa Osmani me përkrahësit e saj, pastaj  bijtë dhe bijat i ish strukturave politike, arsimore, edukative të RSFJ-së, që nuk janë të pakët, sepse dikur në kohën e regjimit të Titos ishin rreth 80 për qind, tani pas veprimeve inkuizicionale të një pjese të Padrinove të Evropës kundër luftës së UÇK-së duke e etiketuar si “ndërmarrje e përbashkët kriminale”, pasi paraprakisht kishin detyruar Kosovën ta pranonte një gjykatë  raciste, sot kjo klasë politike ndodhet në elementin e saj, sepse ajo krenohet se nuk kishte as ka lidhje me UÇK-në,  mund të bisedojë me Serbinë dhe në fund dashur pa dashur do të pranojë kompromisin  në të cilin ngulë këmbë Beogradi me bekimin e Brukselit, Parisit, Kremlinit etj.

UÇK-ja nuk është më. Ajo edhe gjatë luftës kishte në mesin e vet, spiunë të Milosheviqit, dhe disa nga ata tanimë kanë dalë hapur me qëndrime kundër saj, por aq sa edhe regjimi i Beogradit dhe i Gjykatës Speciale.

Idealet e UÇK-së dhe gjithë të rënëve për liri nuk mbrohen me reklama në medie as me krekosjen e atyre, që dalin para opinionit për të rrëfyer se Liria paska një emër.

UÇK-ja nuk mbrohet nga ata që ia kishin punuar nën rrogëz edhe gjatë luftës, dhe që nuk kishin qenë pak dhe një pjesë e tyre tanimë kanë dalë sheshit.

UÇK-në nuk e mbrojnë dot dezertorët   as bijtë e bijat e tyre.

Ata, dalin hapur kundër Shtabit të Përgjithshëm, sepse nuk kishin arritur që të gjithë të bëheshim komandantë e udhëheqës. Xhelozia, egoizmi, bajraktarllëku, hipokrizia, vasaliteti ndaj të huajve, i disa ish kuadrove të UÇK-së, i jep një ndihmesë të veçantë, ish klasës së bashkim vëllazërimit e veçmas Gjykatës Speciale, ku do të paraqiten si dëshmitarë të mbrojtur  edhe bijtë e mercenarëve të Millosheviqit dhe në bazë të akuzave të tyre të trilluara paraprakisht, për favore të caktuara ata do të jenë, “detabaza”  e gjykimit të çlirimtarëve të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

TAMARA SPAIĆ:  Enver Petrovcit i vjen turp që është gjallë, ai mbante varur foton e Slobodan Milosheviqit

TAMARA SPAIĆ: Enver Petrovcit i vjen turp që është gjallë, ai mbante varur foton e Slobodan Milosheviqit

Enver Petrovci: Millosheviçi na modernizoi të gjithëve, ne pamë botën. Faleminderit përgjithmonë.  Për shkak të …