Familjarët e të burgosurve politikë, Egzon Haliti e Atdhe Arifi deklarojnë se nuk i përfaqëson Dardan Molliqaj

Familjarët e të burgosurve politikë, Egzon Haliti e Atdhe Arifi deklarojnë se nuk i përfaqëson Dardan Molliqaj

Në orët e pasdites kuptuam që në emisionin Rubikon të KTV-së u fol për rastin e dënimit të padrejtë të bijve tanë nga Gjykatat e kapura të këtij regjimi politik. Poashtu nga njoftimi publik kuptuam që në emër të Lëvizjes dhe aktivistëve të dënuar do të fliste Dardan Molliqaj. Me të kuptuar këtë, ne kontaktuam me zyrtarë të Lëvizjes të cilët na njoftuan që kjo nuk është bërë ne koordinim me organet e Lëvizjes, përkatësisht Sekretariatin e Përgjithshëm që drejtohet nga Ismajl Kurteshi, i cili me sa dimë nuk është në dijeni për këtë emision.

Ne jemi shumë të indinjuar dhe njëkohesisht të prekur thellë sesi dikush po mundohet të fitojë popullaritet përmes çështjes së bijve tanë. Ne duam të besojmë që organet e Lëvizjes do të na përfaqësojnë drejtë. Poashtu duam të njoftojmë që as në këtë emision dhe në asnjë qëndrim publik të shprehur, Dardan Molliqaj nuk na përfaqëson dhe nuk mund të shtiret sikur po i mbron bijtë tanë. Ai, tashmë kur kanë kaluar më shumë se një muaj nga dënimi i bijve tanë nuk na ka kontaktuar fare e as vizituar.

Dardan Molliqaj para se të marrë pjesë në emisione për këtë çështje, duhet të na e sqarojë mungesën e tij në seancën ku bijve tanë iu shqiptua dënimi. Ai mori pjesë në secilën seancë tjetër, përveç në ketë të fundit. Dardan, para se të flasësh në emrin e bijve tanë dhe në emrin tonë na trego ku ishe atë ditë?

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosje

Vetëvendosja ka shpallur zgjedhjet e brendshme lidhur me kandidatët për kryeministër për zgjedhjet e 9 shkurtit

Vetëvendosja ka shpallur zgjedhjet e brendshme lidhur me kandidatët për kryeministër për zgjedhjet e 9 …