Kryekuvendari Veseli pritet të dëshmojë kundër deputetëve: A. Kurti, D. Bujupi, A. Haxhiu dhe F. Topalli

Edhe pse kryekuvendari, Veseli, u paraqit me kohë për të dëshmuar në gjykimin e Albin Kurtit, Gjykata e shtyu seancën

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli sot pritej para trupit gjykues të Gjykatës Themelore në Prishtinë, për të dhënë dëshminë e tij, në lidhje me hedhjen e gazit lotsjellës në hapësirat e Kuvendit. Për shkak të këtyre veprimeve, për sikut thuhet përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare, akuzohen katër deputetë të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli.  Ndërkohë, Gjykata Themelore në Prishtinë në momentin e fundit e ka ndryshuar kohën e mbajtjes së seancës gjyqësore kundër deputetit Albin Kurti për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend vitin e kaluar. Seanca ishte e paraparë të mbahet në orën 9:00 dhe në këtë kohë ishte ftuar për të dëshmuar edhe kryeparlamentari Kadri Veseli. Mirëpo seanca u shty momentet e fundit, dhe kryekuvendari Veseli i cili nuk ishte njoftuar për shtyrje të seancës u largua nga Gjykata.  Për shkak të ndërrimit të kohës së seancës, pa njoftim paraprak, dhe agjendës së planifikuar më herët, në takime dhe aktivitete të tjera ditore, ai e ka të pamundur të merr pjesë në seancën gjyqësore, thuhet në njoftimin e zyrës së Kuvendit.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës ka mbajtur protestë në shenjë pakënaqësie ndaj qeverisë

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës ka mbajtur protestë në shenjë pakënaqësie ndaj qeverisë

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës ka mbajtur protestë në shenjë …