Kryetari i Shqipërisë, Ilir Meta: Nënë Tereza, simboli shqiptar dhe botëror i solidaritetit njerëzor

Kryetari i Shqipërisë, Ilir Meta: Nënë Tereza, simboli shqiptar dhe botëror i solidaritetit njerëzor

Në Ditën Ndërkombëtare të Solidaritetit Njerëzor, Kryetari i Shqipërisë Ilir Meta sjell shembullin e Shenjtores Nënë Tereza, simbolit shqiptar dhe botëror të humanizmit e solidaritetit njerëzor. “Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por ne mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”, citon kryetari Meta këtë porosi të Nënë Terezës. “Le të na shërbejë si shembull frymëzimi se si njerëzit e zakonshëm, me shumë dashuri, mund të bëjnë gjëra të jashtëzakonshme për njerëzit që kanë nevojë për ndihmë e solidaritet”, është shprehur ai.

Kontrolloni gjithashtu

“Shqiptarët për Amerikën” kërkojnë nisjen e Dialogut Strategjik Kosovë–SHBA

Organizata “Shqiptarët për Amerikën” ka bërë thirrje për fillimin e Dialogut Strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve …