Fatmir Gjeka: Nuk bëhem pjesë e një qeverie, e cila pretendon që të kthehet ushtria e Serbisë në Kosovë

Fatmir Gjeka: Nuk bëhem pjesë e një qeverie, e cila pretendon që të kthehet ushtria e Serbisë në Kosovë

Ish-kryetar i  Ulqinit, tani deputet i koalicionit “Njëzëri” në Kuvendin e Malit të Zi dhe kryetar i Partisë Demokratike, Fatmir Gjeka i  pyetur për një bashkëpunim të mundshëm me koalicionin që po qeveris Malin e Zi, ku bën pjesë edhe zëvendëskryeministri shqiptar, gjithashtu nga Ulqini, Dritan Abazoviq, ka deklaruar se nuk bëhet pjesë e një qeverie, e cila pretendon  që të kthehet ushtria e Serbisë në Kosovë. “Nuk kam dëshirë, vullnet as hapësirë për njëfarë bashkëpunimi të mundshëm me ata që flasin e keq për pakicat, ëndërrojnë për kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë dhe fantazojnë për ‘Botën Serbe’ në territoret e huaja”, ka saktësuar Fatmir Gjeka.

Kontrolloni gjithashtu

Dështimi i 49-të për konstituimin e Kuvendit, pritet takim mes Kurtit dhe Limajt për koalicion të mundshëm

Edhe pas më shumë se tre muajsh nga mbajtja e zgjedhjeve, Kuvendi i Kosovës ka …