Fatmir Graiçevci

Fatmir Graiqevci: Qeveria Kurti ka mjete për festivale skandalizuese por jo për filma dokumentarë që dëshmojnë krimet e pasluftës të Serbisë në Kosovë 

   Se Qeveria Kurti po bënë të kundërtën e asaj për të cilën është zotuar, gjatë luftës së saj për pushtet, tashmë po e shohin të gjithë që kanë qëndrim kritik dhe realitetin e shohin me mendjen dhe sytë e tyre e jo të kryeministrit Kurti dhe bashkë partiakëve të tij. Është e gjatë lista e diskrepancës në mes zotimeve kur ishte në opozitë dhe veprave të bëra gjatë qëndrimit në pushtet.

Një shembull i tillë na e ofron edhe festivali Dokufest në Prizren, për realizimin e të cilit ka ndarë mjete Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

  Se ku është katandis Qeveria Kurti, më së mirë mësohet nga projektet që ajo financon. Tanimë kanë filluar reagimet e qytetarëve që kanë marrë pjesë në hapjen e këtij festivali në kryeqendrën shpirtërore të kombit shqiptar, në qytetin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Lirisht mund të thuhet se në këtë festival të financuar nga Qeveri Kurti, respektivisht, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, vetëm art nuk kishte. Ama nëse për këtë Qeveri dhe eksponent të saj, art dhe kulturë quhet zhveshja, përdhredhja e trupit për të ekspozuar organet intime, propaganda për komunitetit LGBT, dritat fluorshente, inskenime të filmave horror, dalldisja e gjëra të tjera të tilla, atëherë këtë Qeveri duhet ta shpallim kampione të artit e kulturës! Shto kësaj faktin që këto shfaqen në një skenë publike që mund të shihen nga kushdo qoftë, edhe fëmijë të moshave të njoma. Nuk di kush do ta marr guximin intelektual dhe ta quaj art dhe kulturë këtë manifestim të tillë, të karakterizuar edhe me gjeste e mimika të pahijshme, që besoj se veç nëpër bordello mund të hasen por jo nëpër ambiente të hapura, sikur po shfaqen në Prizren.

 Është interesant edhe një fakt tjetër, që tregon më së miri për hikokrizinë neveritëse të kësaj Qeverie të zhveshur nga humanizmi! Kohë më parë, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit i jam drejtuar me një kërkesë për bashkëfinancim të një dokumentari për krimet e Serbisë të pas përfundimit të luftës në Kosovë, por kjo ministri, nuk e ka pa të arsyeshme të financoj një projekt të tillë, kompromentues për Serbinë. Pavarësisht injorimit të skajshëm nga kjo ministri, fal mbështetjes nga akter të tjerë, nga dokumentari i realizuar, faktohet se krimet e Serbisë nuk kanë përfunduar në Kosovës me 12 qershor, sikur është ndërtuar një narracion i gabuar por se ato kanë vazhduar edhe në liri.

Nga dokumentari “Plagët e Lirisë” mësohet se 117 persona kanë humbur jetën në Kosovës pas 12 qershorit të vitit 1999 dhe 468  të tjerë janë plagosur e kanë humbur gjymtyrë e organe, për shkak të minave që ka vendosur ushtria e Serbisë, anekënd Kosovës. As edhe njëherë të vetme nuk i është drejtuar gishti Serbisë për këto krime monstruoze. As edhe njëherë të vetme nuk kanë marrë trajtim meritor këto viktima civile të pasluftës. Krejt çka ka bërë për këto kategori, kryeministri Kurti, është zotimi i tij gjatë fushatës se nëse vije në pushtet, ai do të ju ndihmoj sikur e meritojnë por pas ardhjes në pushtet, as në takim nuk i ka pritur!!! Nuk e themi ne këtë por e thonë viktimat civile të pasluftës. Duke folur për hallet e tyre, ata kanë thënë se për shkak të mos pasjes së protezave të këmbëve të humbura nga minat, janë të detyruar të ngujohen në shtëpitë e tyre, sikur të jenë kriminel dhe nuk kanë mundësi t’i gëzojnë të drejtat elementare, sikur është ajo për të lëvizur lirshëm. E kjo mund të realizohet vetëm nëse ju vendosen protezat por kjo është e pamundur pasi ato kushtojnë rreth 10 mijë euro dhe duhet ndërruar çdo dy vite ndërsa paga tyre është rreth 150 euro!

   Ja çfarë Qeverie e Ministrie kemi. As që duan t’ia dinë për hallet dhe problemet e përditshme të qytetarëve të Kosovës, nga taksat e të cilëve, këta pushtetar bëjnë jetë luksoze. Nuk e kanë parë të arsyeshme të ndajnë as edhe një euro për një dokumentar të tillë por kanë qindra mijëra euro për festivale me në të cilat ka zhveshje, përdhredhje të trupit, ekspozim të organeve intime, propagandë për komunitetit LGBT, drita fluorshente, inskenime të filmave horror, dalldisje e gjëra të tilla. Është mirë që qytetarët e Kosovës të reflektojnë mirë e mirë se ku po i shpenzon Qeveria Kurti taksat e tyre dhe ]ka po afirmojnë këto festivale që po financohet kjo Qeveri.

   Por jo vetëm kaq. Shefi i partisë Vetëvendosje dhe bashkë partiakë e bashkëpunëtorë të tij të ngushtë, gjatë luftës së ashpër për pushtet, vite me radhë kanë bërë propagandë për blerje të prodhimeve vendore dhe kur është ardhur momenti për ta dëshmuar se vërtetë e kanë pasur me mendje dhe zemër këtë propagandë, kjo Qeveria hipokrite Kurti ka bërë të kundërtën! Ndonëse ka kompani vendore që prodhojnë vaj, ajo nuk ka blerë vaj për rezerve shtetërore nga këto kompani por ka blerë në Poloni. E vaj të tillë prodhon edhe Kompania Fluidi, e cila pa hezitim, posa është njoftuar se çka ka për qëllim të vë në pah dokumentari “Plagët e Lirisë”, ka dhënë donacion për realizimin e tij. Këtij i thonë humanizëm e patriotizëm në vepër e jo propagandës hipokrite të kryeministrit Kurti dhe Qeverisë e ministrave të tij! Thjeshtë, Qeveri që shpërfill vlerat dhe lartëson antivlerat. Financimi dokufestit e dëshmon këtë më së miri, duam apo nuk duam ta pranojmë!

   Nuk duhet të heshtin qytetarët e Kosovës për këtë keqpërdorim të taksave të tyre. Heshtja është miratim i këtij keqpërdorimi dhe lartësimi të antivlerave!

Kontrolloni gjithashtu

Eliot Engel: Qeveria e Serbisë duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe se e tillë do të mbetet

Ramiz Lushaj: “MIRËNJOHJA SHQIPTARE”  për Kongresmenin Amerikan ELIOT ENGEL,  nga “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024” 

Kongresmeni Amerikan Eliot ENGEL- ish Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme  të Kongresit Amerikan, një mik i shquar i Shqiptarëve në Ballkan e në Amerikë, një ndër  kontributorët e mëdhenj për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Republikës së Kosovës, për  Njohjet Ndërkombëtare të saj, u nderua me Çmimin e Madh “Mirënjohja Shqiptare“ nga  “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024″ (Këshilli Kombëtar Organizativ i Takimit), ku merrnin pjesë  511 të Ftuar Nderi nga Republika e Kosovës, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e  Preshevës e Sanxhaku, Çamëria, Europa, Amerika, Australia, etj.. mbajtur këto ditë në në sallen  “Beethoven” të “Emerald Hotel” (me pesë yje) në Prishtinë, kryeqytetin e Republikës së Kosovës.    Çmimi i Madh “Mirënjohja Shqiptare“ për Kongresmenin Amerikan Eliot Engel, mban  të nënshkruar motivacionin: “Për kontributet e shquara si Kongresmen (1989-`21) dhe Kryetar i  Komisionit të Punëve të Jashtme të Kongresit Amerikan (2019-`21) për Lirinë, Pavarësinë e  Shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe për njohjet ndërkombëtare të saj”.  Kongresmeni Amerikan Eliot Engel nga Nju Jorku iu drejtua “Takimit të Madh të  Prishtinës, 2024” me një Përshendetje (e dërguar në shqip e në anglisht), e cila u lexua në  …