Fatmir Humolli: LETËR E HAPUR, DREJTUAR SPEKTRIT POLITIK DHE OPINIONIT

Populli ynë në të kaluarën, asnjëherë se ka kaluar një dekadë pa një luftë serioze me përmasa të kryengritjes kundër, pushtuesit gjatë shekujve të kaluar. Kurse asnjëherë nuk ka qenë pa grupe që kanë qenë në gatishmëri për luftë, duke sakrifikuar veten derisa janë krijuar kushte për kryengritje të re . Ky shpirtë luftarak e ka mbajtur gjallë popullin tonë dhe shpresen për liri. Asnjëherë nuk e ka lënë të shuhet, pavarësisht prej forcës së pushtuesit, lojrave dhe mashtrimeve. Pushtuesi herë ka përdorur forcën luftarake e herë dinakrinë politike por edhe tërheqjen në shikim të parë, por gjithmon është rikthyer te e para, tek forca e armës. 
Bota në esencë nuk ka ndryshuar aspak, është po ajo e dymijë vjiteve më parë. Luftë në mes të pushtuesit dhe të pushtuarit. Luftë në mes të shteteve për dominim në botë, luftë në mes përparimtarës dhe të prapambetures. 
Populli ynë fatbardhësisht gjithnjë është rreshtuar në rrugën përparimtare dhe gjithnjë ka qenë kundër prapambetjes. Por shumë herë, për shkak se populli jonë është unikat në botë, ka mbetë i vetëm dhe i mashtruar nga të tjerët e kjo si rezultat i mosvigjilencës dhe gabimeve të klasës politike në vlersim të situatës në të cilën kanë kaluar dhe duke e demobilizuar popullin tonë nga organizimi politik dhe ushtarak në përputhje me situatën. 
Por popull i dashur, tani dëshiroj t’i prekë disa momente nga viti 1981, kur unë kam filluar të merrem me veprimtari politike në mënyrë të organizuar me politikën çlirimtare, e jo me politikën e institucioneve të instaluar nga të huajtë. Klasa politike në vitin ’81, ishte e shkëputur prej popullit, ishte një klasë burokratike e cila ishte rehatuar në pozitat e veta dhe ishte pajtuar me privilegjet e veta që ja kishte krijuar pushteti. Ata kishin harruar se ai pushtet ishte i huaj e jo i popullit të vet. 
Kur populli dhe grupet e organizuara çlirimtare, duke e parë se klasa e saj politike, nuk ishte e gatshme për t’u ballafaquar me shovenizmin serb, i cili me dinakëri i kishte hyrë punës për ta shfrytëzuar dhe shkatërruar dalëngadalë popullin tonë. Duke e parë se ato institucione nuk janë në shërbim të popullit, por janë në shërbim të politikës jugosllave, politikë e cila kishte për qëllim të degjeneronte dhe asimilonte popullin tonë. Qëllimi i kësajë politike ishte që ta bëjë popullin që të “flej”, që mos të sheh veprimet e armikut, e si kundër peshë e gjithë kësaj ishte shpërthimi i demonstratave të 11 Marsit dhe 1 e 2 Prillit të 1981-tës. Demostrata këto që i lëkundën themelet e Jugosllavisë kolonjaliste, po në të njëjtën kohë edhe karrikat e burakracisë, që kishin mbetur pa adresë dhe nuk dinin kah të shkonin, në anë të popullit për të kryer detyrën kombëtare apo në anën e pushtuesit për t’i kryer detyrat e tij. E gjithë burokracia politike, duke e parë se i lëkunden pozitat u ngritën dhe në vendë se ta drejtojnë popullin kundër pushtuesit ato e shanë e vranë dhe e burgosën pa mëshirë me sjelljet më të ulta. 
Pushtuesi jugosllav, filloi t’i ndrroi njerëzit nga karriket por sistemi kolonial vazhdoi me metoda të reja po me çëllim të njëjtë. Pushtuesi vendosi njerëz të rinjë, por në rrugën e vjetër. Pra ai, as me njerëzit e rinjë e as me masat e mara për burgosje, vrasje e maltretime të shumta, nuk arriti ta thyej popullin tonë. Si rrjedhoi e kësajë, filluan protestat dhe demostratat e fundvitit ‘80-të dhe fillimi i viteve ’90-të. Populli duke e parë plitikën shovene serbe që ishte vë në punë me system të caktuar, duke shkatrruar gjithqka qka ishte shqiptare, iu kundervu përmes protestave që kishin filluar në të gjitha shtresat e popullit tonë. 
Politika shovene serbe, deke e parë se ska se çka të bëjë kundër masave popullore të cilat ishin duke u organizuar në politikën çlirimtare. Klasa politike burokrate, në vendë se të dal në krye të popullit dhe ta drejtoi në organizim çlirimtar, ajo filloi energjinë e popullit ta kanalizoi në ruajtjen e status quos e cila ishte e dëmshme për popullin tonë dhe ta ruaj kushtetuten e 74-tes, në vendë se ta avansoi atë. Kjo politikë defanzive, i krijoi kushte serbisë të zhvilloi politikë ofanzive. Politika serbe, me ndihmën e politikës defanzive shqiptare, arriti të pacifizoi një pjesë të madhë të popullit tonë. Duke lënë forcat çlirimtare në nivel të organizimeve grupore pa mundur të ndërtojnë sistem çlirimtar. Kurse politika pacifiste e cila nuk e rrezikonte pushtuesin ishte e lirë në veprim, ndërsa politika çlirimtare ndiqej e vritej nga pushtuesi serb. Për Serbinë, më i rrezikshëm ishte një i ri me politikë çlirimtare, se sa një sistem i tër i organizuar pacifist shqiptar. Vriteshin djemt e ri, kurse politikanve nuk u mungonte asgje, përkundrazi e shtonin kapitalin e tyre…
Klasa politike shqiptare, në vend se të ishte duke i prirë popullit drejt mobilizimit çlirimtar, ajo punonte për ta qetsuar dhe demobilizuar. Në vend që policinë shqiptare të Kosovës ta drejtoi në organizim dhe për mes sajë ta organizonte popullin, ajo të gjithë këtë strukturë e trimroi t’i dorzoi armët dhe detyrat, pushtuesit. Kjo sjellje defanzive e klasës politike shqiptare, i krijoi kushte dhe e trimëroi politikën shovene serbe. Në vitin 1981, në Besi ushtarët serbë e dorëzojnë kamionin me armë, kurse aktivistët e politikes naïve shqiptare i mblidhnin ato armë nga populli dhe i dorzonin në duartë e pushtuesit. Derisa forcat serbe në fillim të ‘90–ës, kur mësynin ndonjë fshat, si p.sh. Tërrnav, Prekaz apo Jabllanicë, populli i organizuar i zbraste. Aktivistët politik në vend se ta trimrojnë popullin dhe ta organizonjnë më mirë në shkallë kombtare, ata e frigonin dhe krijonin kushte që forcat policore të hyjnë pa rezistencë. Kështu serbët u trimëruan dhe shpesheherë një polic e terorizonte një rreth të tërë, për arsye se politikanët thonin mos iu kundërvuni se serbët dojnë luftë e ne duhet t’i shmangemi asajë. Kur dihet se pushtusi kur e pushton një vend nuk ka nevojë për luftë, arsyeja për luftë është vetëm e popullit të robruar, sepse robria me lutje nuk hiqet. Burokracia politike në Kosovë, është në të njejtën gjendje edhe kur populli i’a ktheu pushkën pushtuesit në vitin 1998. Ajo në vendë se të hynjë dhe t’a organizonte luftën, ajo e frigonte dhe e demobilizonte shpirtin luftarak të popullit. 
Politika Çlirimtare, ishte jo e organizuar sa duhet përballë politikës disfatiste edhe gjatë luftës, ajo e lejoi që në krye të ushtris të vendoset politika disfatiste e jo ajo që i beson armës së popullit të vet. Kjo politikë, nuk kishte marr mësim nga politika e kaluar, nuk kishte marr mësim në vlerësimin e situatës si duhet. Derisa rrethanat kombëtare dhe ndërkombëtare, deri në fund të viteve të ‘80-të ishin shumë të vështira për popullin tonë. Derisa rrethanat nga ‘89-‘98 ishin të diskutueshme. Fillimi i luftës në Mars të ’98-ës, në rrethana ideale ndërkomëbtare por organizimi çlirimtar ishte jo në nivelin e mundësive që kishim ne si shqiptarë. Pushtuesi serb, ishte kompromituar para botës, ishte lodhur nga lufta dhe nuk kishte potencial ushtarak e sidomos populli serb, nuk kishte moral për këtë luftë. Klasa politike, është treguar jo e aftë të nuhas, të vrej, të analizoj, në kohë e hapsirë, ajo nuk dini ta vlersoni mesazhin politik, ajo nuk diti ose nuk donte ta shohë atë edhe kur ish presidenti i Maqedonisë Gligorov, thoshte se jemi të gatshëm të presim refugjatët nga Kosova, në vitin 1996, nuk e shihnin pashmangshmërinë e luftës. Këta, nuk e morën seriozisht as mesazhin për luftë nga miqtë e vetë, nuk e kuptonin derisa ata detyruan të thonë në mënyrë jo politike, se miqt nuk janë supermen të ua sjellin lirinë. 
Kjo klasë politike, nuk e ka kuptuar asnjëherë se bashkësia ndërkombëtare nuk është unike dhe ka një balanc interesash të ndryshme të cilat nuk janë statike. Por këtë balanc e prishin vetëm kur ka interesa më të mdha. Me luftën e UÇK-ës, kjo ballanc është prishur seriozisht, por klasa politike shqiptare, si gjithherë defanzive nuk e kuptoi momentin e duhur për të vepruar seriozishtë. Bombardimi i Natos dhe sidomos mënyra si i kishte bombarduar nuk duhej të pritej me shumë entuziazëm nga partitë politike por duhej të ishte entuziaste për mobilizimn e përgjithshëm kombtar. Dhe shtytje e mëtejshme për të kryer punët tona, e jo popullin ta lënë në mëshirën e armikut. Mënyra si ishte bombarduar Serbia nga Natoja, ishte një kompromis mes përparimtares dhe forcave të prapambetura mrenda Natos. Kjo u pa sidomos me rezolutn 1244 që ishte kompromis. po në mes të këtyre forcave. Shqiptarët dhe e tërë klasa politike, në vendë se të kishin rezerva serioze dhe të ishin vigjilent, ata e pritën 1244-shin si shpëtimtarë dhe i hynë punës me entuziazëm për ta realizuar misionin 1244-shit, që kishte për detyrë të krijoi kushte për një autonomi substanciale në kuadër të Jugosllavisë përkatësisht Serbisë. Serbia duke e parë naivitetin politik të shqiptarëve, që ishte dhënë për t’i kryer punët që dilnin nga rezoluta 1244, ajo e sulmonte rezoluten 1244 me qëllim të krijoj përshtypjen se ajo është kundër Serbis, e jo kundër shqiptarëve. 
Politikanët tanë, duke mos pasur politikë të veten ata mendojnë se duhet vetëm të shohin Serbinë çka thotë e këtë ta thonë të kundertën. Serbia sulmonte 1244, shqiptarët e mbronin njëjtë siq e mbronin kushtetuten e 1974 kohë më parë. Politika shqiptare në Kosovë, edhe ato bërthama të institusioneve të veta që i kishte bërë me sakrificë, i shkatrron për t’i hyrë rrugës pa krye 1244, që kishte për mision autonomin e Kosovës. U prish Qeveria e Përkohshme, u çarmatos UÇK-ja, u prish edhe kuvendi, me qëllim për të bërë një Këshill të përkohshëm administrativë. Pra, nga institucioni, kaluan në këshilldhënës për realizimin e 1244 . Kjo politikë i hodhi në pozicion të keq të gjith aleatët tanë potencial, kurse aletëve të Serbisë u ka krijuar një rrethanë të favorshme për tu riorganizuar për mbrojtjen e Serbisë, e ata nuk janë të paktë. Pas kësaj filloj lufta për pushtet pa pasur shtet, në vend se energjia e popullit të drejtohej për bërjen e shtetit, ajo u orjentua në mbrojtje të individëve e jo të politikës, krijuan në popull se ky është ma i mirë se tjetri etj etj. Krijuan situate, sikur në zgjedhjet e misit ose misave. Kurse, koha ishte për të vlerësuar situaten bashkarisht në të cilen ishte populli ynë dhe për tu përballur me aleatët e Serbis të cilët kishin bërë presion për rezoluten 1244. 
Se ata e janë gabim e ne kemi të drejt të jetojm me dinjitet e të lirë si komb. Ata në vend se të zhvillojn paralelizëm me 1244-shin që kishte kushte ideale ata bëhen argat të 1244-shit dhe mbrojtës të saj, në vend se të zhvillojnë dhe t’i fuqizojnë institucionet që ishin dalur nga gjaku i tyre dhe i vujtjeve të shumta dhe investimeve të shumta të popullit, politika pacifiste me një marveshje gjentelmenësh me të huaj pa i pytur institucionet e veta i prishën, bëhet grushtet dhe fillojnë lojën e autonomisë substanciale. Aleatët e Serbisë, duke i prishur institucionet tona, përgatitën kushtet që mandati i rezolutës të bëhet më i gjatë se një vit. Pranimi për zgjedhje të lira në roberi e bëri të mundshëm për tri vite pa problem, gabimi i parë pas ‘99=ës i klasës politike shqiptare ishte edhe fitorja e parë e aleatëve të Serbisë kundër aleatëve potencial të shqiptarëve. Edhe pse pjesa dërmuese e ushtrive të KFOR-it ishin shumë të ftohta ndaj UNMIK-ut dhe mekanizmit të tij. Gabimet tona këtë ftoftësi e nxejnë dhe tani janë unikë. Në vend se politika shqiptare të jetë kundër procesit 1244-shit e të përgatiten kushte për vazhdimin e procesit të filluar me luftën e ‘98-s ajo vazhdon gabimin duke e qitur vetën në pozita të opozitës dhe të bërit e politikë si opozitë e politikes sërbe. 
Të njëjtën kohë në luftë kundër politikës çlirimtare në Kosovë, politikës realiste e cila vlerson drejtë pa frikë dhe pa interesa personale para të përgjithshmës. Kur politika çlirimtare në përpjekje të mdha arriti ta bindë popullin se rezoluta 1244 është kundër interesave të tij, fillun të trimrohen edhe politikanët tjerë pacifist me sulmu 1244-shin me fjalë me krijue përshtypje në popull se edhe ata e kanë kuptu si “këmish të ngushtë” për shqiptarët. Pas kësaj politika serbe filloi të thirret në rezolutën 1244 dhe ta mbrojë praktikishtë. Klasa politike në vendë se të vetëdijsohet për situatën ajo në praktikë e zbatonte 1244, filloi të bisedoj me Serbinë, e bëri hisenik Sërbin në Kosovë duke e pranuar Serbin që të përzihet në punët tona. Klasa politike në Kosovë pas tërheqjes “Taktike”nuk po dinete se ku të ndalet arsyeja është se ajo nuk ka strategji të veten por është shërbyes i strategjisë politike 1244-shit. Partitë politike, nuk u pajtuen me gabimin e parë që e bënë por vazhduen me gabimin e dytë, me zgjedhjet e dyta në robri e sidomos pas 10 mars 2004, që luhati të gjithë sikurse 1981. Në vend se rezoluta të përfundoj pa sukses apo t’i bëhet e pamundshme me u realizue, aleatëve të Serbis i krijuan hapsirë të re që iluzionet e tyre se do ta nënshtri popullin po të zgjatet edhe tri vjet. Gjatë kësaj periudhe politika e 1244-shit ka qenë aktive për të kryer misionin e vet, kurse partitë politike për ta mashtruar popullin me data të ndryshme, se do të relizohet qëllimi kombtar. Kurse në praktikë duke futur defektizëm përmes luftës speciale të burokracis institucionale në popullin tonë. 
Duke futur në popull logjiken se shqiptarët nuk janë të zotë për asgjë si në mjeksi, ekonomi, energjetikë, arsim, me probleme të vazhdueshme kjo është për të krijuar imazh se populli të mendoj se pa të huaj nuk mund të jetojmë, se gjoja shqiptarët si të vinë në pushtet e harrojnë popullin dhe premtimin. Sot mund të shohësh në popull, në bisedat e tyre të shpeshta se cilit individ t’i besohet. Kjo situate është krijuar nga aletaët e Serbisë, me qëllim të zgjatjes së mandatit të 1244-shit, deri sa të krijohen kushte të favorshme për ta realizuar. Serbia ka qenë në pozita ma të kqija të mndshme në 1999 kurse prej pranimit të zgjedhjeve të para e tutje Serbia dhe Rusia është vazhdimisht duke u forcuar së bashku me kundërshtarët tjerë të shqiptarëve. Tani e tutje prej ’99-ës kur u krijuan rrethanat politike të zgjedhjes së problemit me mjete politike, po shkohet nga ajo që problemi jonë të zgjidhet përmes armës së organizuar. 
Nga ajo që më 1999 ka pasur 99% për zgjedhje politike po shkon drejt asaj që kjo përqindje të kthehet në të kundërtën dhe në kushte të vështira ndërkombtare. Por e pashmangshme se shqiptarët nuk do të jetojnë në robëri, për shqiptarët çlirimi është jetik. Rezoluta 1244 nuk ka mundësi të realizohet pa luftë kundër shqiptarëve, këtë e di tër bota dhe për këtë shumë fuqi botërore janë deklaruar kundër saj. vetëm Serbia dhe Rusia po e mbrojnë me ngulm dhe atë duke e parë naivitetin politik të bartësve të politikës shqiptare të institucioneve të dalura nga rezoluta 1244. Këto institucione nuk janë demokratike se demokracia është sundim i idesë së shumicës mbi idenë e pakicës, kurse në Kosovë kemi institucione ku sundon pakica mbi shumicen, 49 % mbi 51 %, por është edhe më keq se 49 % është mashtruar, sepse ata punojnë duke e shkelur premtimin që i kanë dhënë 49 % të popullit tonë. Në popullin tonë premtimi i dhënë kur shkelet është puna më e keqe, duke pasur parasyshë rrjedhën e ngjarjeve dhe gjasave për zgjedhjen politike 51% në 49 % duke pasur parasysh se shumica e shteteve në botë, nuk pajtohen me 1244 dhe e kanë parë se i ka shtyrë në qorrsokak. Ne duhet të punojmë tani t’i japim fund programit politik 1244 dhe mos t’i krijohen kushte aleatëve të Serbisë por t’i përfitojm ne ata. Janë rrethanat që mos të ia vazhdojmë edhe katër vjet 1244-shit mandatin, pranimi i zgjedhjeve është krijim i kushteve që edhe për 4 vite të vazhdoj statuskoja. Dhe krijim i kushteve që kjo status quo të prishet me mjetet e përgjithshme të politikës çlirimtare…

Kontrolloni gjithashtu

Ka arritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria izraelite ka ndërmarrë nga 7 tetori i vitit 2023

Është rritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria …