Fatmir Limaj akuzoi kryeministrin Albin Kurti se po mban vendin të bashkuar përmes frikës

Kryetari i Nismës Socialdemokrate të Kosovës, Fatmir Limaj, akuzoi kryeministrin Albin Kurti se po mban vendin të bashkuar përmes frikës. Limaj theksoi se mesazhet e luftës nga Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq kanë krijuar një atmosferë frike, duke e larguar vëmendjen nga problemet reale sociale dhe ekonomike me të cilat përballet Kosova. Vuçiqi dërgon mesazhe nga Serbia, ky i joni çon mesazhe lufte. Nuk duhet mbajtur qytetarin e bashkuar përmes frikës. Është qetësi para stuhisë, tha Limaj, duke kritikuar qasjen autoritare  të qeverisjes. Ai gjithashtu shprehu shqetësimin për mungesën e një raporti zyrtar lidhur me sulmin në Banjskë më 24 shtator, duke e quajtur këtë si një tregues të qeverisjes së dobët dhe mungesës së transparencës. Limaj përmendi se nga shtatori deri tani nuk ka asnjë raport zyrtar për të ditur detajet e sulmit, gjë që ka sjellë pasoja si sanksionet dhe ndalimin e fondeve për Kosovën

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …