Levent Ridvan Qazimi: Kryeministri, Albin Kurti, tani është përfshirë në zgjedhjet lokale, në Preshevë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas dështimit në zgjedhjet, në Shqipëri, dhe mbështetjes së një koalicioni në Maqedoninë e Veriut,  që hyri në bashkëqeverisje me partinë nacionaliste VMRO, tani është përfshirë në zgjedhjet lokale në Preshevë. Një nga kritikat e para lidhur me këtë ndërhyrje erdhi nga Levent Qazimi, djali i Ridvan Qazimit, Komandant Lleshi. Qazimi kritikoi Kurtin për ndasi dhe për organizimin e pritjeve vetëm për një parti, ku janë pjesë edhe dy këshilltarët e tij, Mustafi dhe Sinani. Ai theksoi se do të ishte më e përshtatshme që Kurti të bënte thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhjet lokale në Bujanoc dhe të tregonte paanshmëri. Levent  Qazimi theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së madhe të shqiptarëve në këto zgjedhje, duke marrë parasysh numrin e madh të migruesve, veçanërisht të rinjve nga këto tri komuna shqiptare, në katër vitet e fundit.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …