Fatmir Limaj: Do ta çojmë deri në cak një prezencë e madhe të frymës dhe zërit të UÇK-së në Kuvend

Fatmir Limaj: Do ta çojmë deri në cak një prezencë e madhe të frymës dhe zërit të UÇK-së në Kuvend

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj vetëm gjatë ditës së enjte ka vizituar 10 degë të Nismës anekënd vendit. Krejt këto takime, kreu i Nismës i ka zhvilluar në funksion të mobilizimit të strukturave të Nismës për zgjedhjet e 14 shkurtit. “Jemi shumë krenarë, për faktin se, ajo që pamë në takimet me bashkëluftëtarë, struktura të degëve dhe në tubimin e sotëm në Prishtinë, na jep forcë e kurajo që kauzën tonë “Me Çlirimtarët” ta çojmë deri në cak, deri të një prezencë e madhe të frymës, vizionit dhe zërit të UÇK-së në Parlament”, thuhet ndër të tjera në postimin e Limajt. Përvec këtyre takimeve, Limaj sonte në mbremje po viziton fshatra të komunës së Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …