NISMA

Fatmir Limaj i ka ftuar në një debat televiziv të gjithë kandidatët e tjerë për kryeministër të Kosovës

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit NISMA-AKR-PD, Fatmir Limaj i ka ftuar në një debat televiziv të gjithë kandidatët e tjerë për kryeministër, Kadri Veselin nga PDK-ja, Ramush Haradinajn nga koalicioni AAK-PSD, Vjosa Osmanin nga LDK-ja  dhe Albin Kurtin nga Vetëvendosja. Ftova kandidatët për kryeministër të vendit të dalim në një debat të përbashkët televiziv dhe ta shpalosim vizionin tonë për qeverisjen e ardhshme, sepse qytetarët e Kosovës meritojnë ta dinë vizionin tonë për dialogun, për zhvillimin ekonomik dhe për të gjitha shqetësimet e qytetarëve”, ka thënë Limaj. “Kandidatët për kryeministër e kanë për borxh t’u tregojnë qytetarëve pse ata duhet të votohen. Limaj është shprehur i gatshëm të përballet me secilin nga kandidatët për kryeministër.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …