Fatmir Limaj: Nisma Socialdemokrate është e përkushtuar për një të ardhme më të mirë për Kosovën

Fatmir Limaj paralajmëron krizë politike: Në vjeshtë mund të kemi zgjedhje të reja

Kreu i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka paralajmëruar se Kosova rrezikon të futet në një cikël të pafund zgjedhjesh nëse partitë politike vazhdojnë me të njëjtën qasje dhe logjikë veprimi. Limaj tha se zgjedhjet e ardhshme nuk do të sillnin ndryshim real politik, por vetëm një përsëritje të rezultatit dhe krizës aktuale politike. “Duhet me shku në zgjedhje, shkoni sa herë doni. Se s’mund e ndalim na këtë proces, sikurse nuk e kemi ndal në dhjetor. Ka më të ardh edhe në vjeshtë. Mos harro çka po të them”, deklaroi Limaj. Sipas tij, nëse subjektet politike vazhdojnë të veprojnë me të njëjtën logjikë paszgjedhore, vendi mund të përballet sërish me zgjedhje të reja brenda pak muajsh. “Prapë në vjeshtë do të ketë zgjedhje nëse shkojmë me të njëjtën logjikë të veprimit. Për mua nuk ka zgjedhje, ka rivotim. Nuk janë këto zgjedhje”, u shpreh ai. Limaj theksoi se skena politike aktuale nuk ka prodhuar ide apo zhvillime të reja që do të mobilizonin qytetarët për një ndryshim të madh elektoral. “Çka ka ndodhë mes zgjedhjeve? A ka ndonjë kauzë, ndonjë përmbajtje, diçka që do ta mobilizojë masën që të dalë e të votojë ndryshe? Nuk ka”, deklaroi Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Numërohen 65 për qind të votave, këta janë 10 më të votuarit nga PDK-ja, LDK-ja LV-ja dhe AAK-ja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar 65.01 për qind të numërimit të kandidatëve për deputetë. …