Kreshnik Smajlaj zgjidhet kryetar i AAK-së në Prishtinë, Haradinaj: Po hyjmë në fazë të re fuqizimi

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dega në Prishtinë, ka zgjedhur kryetarin e ri të saj, ndërsa Kreshnik Smajlaj do ta udhëheqë nga sot degën e partisë në kryeqytet. Smajlaj u zgjodh me mbështetjen unanime të delegatëve në një kuvend zgjedhor të cilësuar si masiv dhe me pjesëmarrje të madhe të strukturave të partisë. Lajmin e bëri të ditur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili së bashku me Ardian Gjini vlerësoi organizimin e kuvendit dhe mobilizimin e strukturave në Prishtinë. Haradinaj tha se kryeqyteti ka rëndësi të veçantë për Aleancën, pasi sipas tij, në Prishtinë matet vizioni zhvillimor dhe energjia për ndryshim në Kosovë. “Prishtina është qendra ku matet vizioni zhvillimor dhe energjia për ndryshim. Gjatë qeverisjes së AAK-së, kryeqyteti ka pasur mbështetjen dhe vëmendjen që i takon një qyteti evropian”, ka theksuar Haradinaj. Ai e cilësoi zgjedhjen e Smajlajt si përfaqësim të një gjenerate të re politike, duke vënë në pah angazhimin e tij në politikë dhe sipërmarrje. “Kreshnik Smajlaj është ndër kandidatët më të votuar në zgjedhjet e fundit komunale dhe përfaqëson një brez të ri politik, kreativ, të përkushtuar dhe të dëshmuar”, deklaroi Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …