Kujtim Shala

Kujtim Shala: LDK drejt marrëveshjes me Vjosa Osmanin

Kujtim Shala nga LDK, ka bërë publike detaje nga marrëveshja që pritet të zyrtarizohet mes LDK-së dhe Vjosa Osmani për zgjedhjet e ardhshme. Shala deklaroi se marrëveshja parasheh rikthimin politik të Osmanit në LDK, si dhe përfshirjen e figurave të tjera që janë larguar më herët nga partia. “Me këtë bashkëpunim do të kthehet Vjosa Osmani, një numër i kolegëve që janë larguar dhe do të vijnë edhe të rinj të tjerë. Kjo është marrëveshja që duhet të miratohet të shtunën”, deklaroi Shala. Sipas tij, marrëveshja e propozuar nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, parasheh që Vjosa Osmani të jetë bartëse e listës zgjedhore dhe njëkohësisht kandidate për presidente, ndërsa Abdixhiku të garojë për postin e kryeministrit. “Sipas marrëveshjes, Vjosa Osmani do të jetë bartëse e listës dhe kandidate për presidente, ndërsa Lumir Abdixhiku kandidat për kryeministër dhe numër dy në listë”, u shpreh Shala. Ai shtoi se marrëveshja pritet të shqyrtohet dhe të miratohet në strukturat e partisë gjatë fundjavës, duke e cilësuar atë si një moment të rëndësishëm për rikonfigurimin politik të LDK-së para zgjedhjeve të 7 qershorit.

Kontrolloni gjithashtu

Numërohen 65 për qind të votave, këta janë 10 më të votuarit nga PDK-ja, LDK-ja LV-ja dhe AAK-ja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar 65.01 për qind të numërimit të kandidatëve për deputetë. …