Në mbledhjen e Zyra e Rregullatorit për Energji ka miratuar tri vendime të rëndësishme që lidhen me tarifat e energjisë elektrike për vitin 2026, duke konfirmuar se nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë për konsumatorët. Me pesë vota për, bordi i ZRRE-së miratoi tarifat për shfrytëzimin e sistemit të transmetimit dhe tregut të operatorit KOSTT. Nga Departamenti i Tarifave, Muharrem Gashi deklaroi se analizat janë bërë në përputhje me kornizën rregullatore në fuqi dhe se ndryshimet në nivelin e shitjeve të energjisë kanë ndikuar drejtpërdrejt në llogaritjen e tarifave. Sipas tij, të hyrat e lejuara maksimale për KOSTT-in për vitin tarifor 2026 arrijnë në mbi 76.4 milionë euro, ndërsa ZRRE-ja ka korrigjuar nivelin e shitjeve të raportuara nga kompania, duke ulur vlerën nga 570.7 GWh në 329 GWh, çka ka reflektuar ndryshime në përllogaritjen e tarifave të sistemit dhe tregut. Bordi i ZRRE-së miratoi edhe tarifat për furnizuesin me shërbim universal, KESCO, duke refuzuar propozimin për ndryshimin e strukturës tarifore.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
