Kosovare Kelmendi - Osmanaj: Kurrë nuk të thashë ‘babi’, por të kam dashur gjithë jetën

Kosovare Kelmendi – Osmanaj: Kurrë nuk të thashë ‘babi’, por të kam dashur gjithë jetën

Sot zemra më rëndohet më shumë se kurrë…

Më 8 maj 1999 humba babin tim – heroin tim, që ra dëshmor. Unë atëherë isha vetëm një foshnje, ende pa i mbushur as një vit… dhe nuk pata kurrë mundësinë të të njoh apo të të thërras “babi”.

U rrita pa ty… por jo pa dashuri. Babgjyshi, gjyshja, axha e hallat më rritën me përkushtim dhe nuk më lanë kurrë vetëm. Por thellë në zemrën time, mungesa jote ka qenë gjithmonë aty… në heshtje, në çdo gëzim dhe në çdo lot.

Nuk të pata pranë në hapat e mi të parë… nuk të pata pranë në asnjë moment të jetës sime. Në çdo arritje, më ka munguar një zë që të më thoshte: “Jam krenar për ty, bija ime.”

Sot jam bërë edhe nënë… u bëre me nip, babi. E di që do të gëzoheshe pafund po të ishe këtu. Mundohem çdo ditë të jem e denjë për ty.

Jam krenare për ty… për sakrificën tënde për atdheun. Por për mua, ti do të mbetesh gjithmonë malli që nuk shuhet kurrë.

Prehu në paqe, babi im i dashur…
Unë do të të mbaj gjallë në çdo rrahje të zemrës sime.

Përjetësisht krenar jemi me ty:
bija jote Kosovarja me nipin Rejanin dhe e  gjithë familja jote.

Lavdi përjetë dëshmorit tim.

Kontrolloni gjithashtu

Sejdi Elezi: Dobërdolani përuron Kullën e Lirisë

Të nderuar familjarë të dëshmorëve,
Të nderuar bashkëluftëtarë,
të nderuar gjeneral të luftës dhe të paqes, i …