Muharrem Sejdi Morina (29.12.1941- 8.5.1999)

Muharrem Sejdi Morina (29.12.1941- 8.5.1999)

Muharrem Sejdi Morina, u lind më 29 dhjetor të vitit 1941 në fshatin, Trestenik të komunës së Pejës. Prindërit e Muharremit, Sejdiu dhe Tima kishin tre djem e tri vajza: Çaushin, Muharremin,Veselin, Zejnijën, Nurijn dhe Fatën.
Muharremi shkollimin fillor e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Normale në Gjakovë, por nuk arriti ta përfundojë.
Gjyshi, babai dhe vetë Muharremi ishin në përleshje të përhershme me serbo malazezët të cilët i kishin pushtuar dhe kolonizuar trojet tona. Gjyshin ia kishin vrarë forcat kriminele serbe në derë të oborrit, ku si dëshmi që është vrarë Vesel Morina, ata ia kishin këputur dhe ia kishin marrë njërin krah.
Muharremi ishte pjesë e pandarë e organizimeve për çlirimin e vendit që nga viti 1968 deri në flijim. Për shkak të veprimtarisë së tij atdhetare, shtëpia e tij kishte qenë shënjestër e bastisjeve të shumta që nga viti 1993.
Kontaktet e para me Ushtrinë Çlirimtare i ka pasur në Çallapek të Pejës me 29 janar 1999 kur edhe inkuadrohet në radhët e saj. Përvoja ushtarake që kishte, bëri që të emërohet komandant i Shtabit të fshatit Trestenik, për mbrojtje civile. Pastaj organizimi fshatit për gjatë ofensivave të zhvilluara në këtë fshat u bë nga Muharrem Morina, i cili organizoi mbrojtjen e fshatit.
Në vendlindjen e vet, në Trestenik, pasi ishte furnizuar me armatim dhe kishte bërë organizimin e duhur ushtarak, meqenëse ka pasur njohuri bukur të mira ushtarake, sepse e ka kryer shërbimin ushtarak në ish – Jugosllavi dy vite me radhë, e ka pas gradën më të vogël te nënoficerit dhe deri në vitin 1983 ka qenë oficer rezervë. Në vitin 1986 në një takim me oficerët e lartë dhe rezervë, dënoi hapur dhe ashpër intervenimin e policisë kundër demonstruesve të vitit 1981 me ç’rast ia morën të gjitha gradat ushtarake.
Muharrem Sejdi Morina në mesin e bashkëluftëtarëve të vet kishte edhe djalin e vet Rizën, pastaj Mal e Faruk Morinen, e djem të tjerë të Trestenikut, të cilët i kishte dërguar në Shqipëri për furnizim me armatim. Një bashkëpunim në shumë segmente e ka pasur edhe me Rexhep Morinen, nga fshati Loxhë i Pejës.
Me fillimin e luftës, sistemohet komandant i shtabit lokal të Trestenikut, e më vonë kur është bërë riorganizimi i UÇK-së, ka qenë komandant i Kompanisë së dytë, Batalioni i tretë në Brigadën 133 Ardian Krasniqi. Rexhep Morina nga Loxha, Emin Berisha nga Tresteniku e ka pasur edhe zëvendës komandant etj. Muharremi mori pjesë në shumë beteja të Lugut të Drinit duke i udhëhequr forcat e UÇK-së, të fshatit Trestenik, ku ishte komandant Togu për fshatrat Nabërgjan, Lutogllavë, Trestenik, Ruhot, Saradran. Me 6 maj të vitit 1999 në Trestenik u zhvillua një betejë e ashpër mes luftëtarëve çlirimtarë dhe okupatorit serb, nga radhët e çlirimtareve nuk pati humbje.
Me 8 maj 1999 në afërsi të Urës së Drinit të Bardhë, në mes të fshatrave Trubuhoc dhe Trestenik, Muharremi me disa bashkëluftëtarë u gjend në një rrethim të fortë të forcave ushtarake e policore serbe. Aty, në atë ditë u zhvillua luftë e pabarabartë. Ai së bashku me zëvendësin e tij, Emin Berisha bëjnë përpjekje për ta çarë rrethimin. Pas një beteje disa orë, në afërsi deri 10 metra, përjetësohet luftëtari i lirisë Muharrem Sejdi Morina së bashku me 10 luftëtarë të fshatit Trestenik.
Në vendin e rënies në afërsi te urës së Drinit, në Trubuhovc u është ngritur lapidari nga vëllezërit e dëshmorit, Esat Shabani, nga Cverrka, dhëndër i Ragip e Muharrem Morinës. Në Varrezat e Dëshmorëve në Trestenik pushojnë flakadanët e lirisë: Ragip Morina, Emin Berisha, Hysni Berisha, Ajet Rrahmani, Bujar Morina, Mustafë Shabani, Xhelal Morina, Afrim Berisha, Përparim Berisha, Esat Shabani, Muharrem Gashi dhe Luan Krasniqi.
Muahrrem Sejdi Morina nga familja e tij kishte të radhitur në UÇK-së, edhe Ragip Morinën tani dëshmor, nipi i dëshmorit Muharrem Morina dhe Esat Shabani nga Cverrka dhëndëri, po ashtu dëshmor. Po ashtu në luftë kishte edhe djalin Bedri Morina, kanë qenë bashkëluftëtar i dëshmorit tani veteran i luftës dhe vajzën e pestë, Valbona Morina. Ajo ka qenë e angazhuar në luftë, në Zonën e Pashtrikut dhe në Njësitë Speciale të Shtabit Përgjithshëm, me nofkën, ‘’BARDHA’’.
Muharremi ka qenë i martuar me Nifën, me të cilën kanë lindur e rritur bijtë dhe bijat: Zyrafeten, Rizen, Sabrijen, Ajeten, Hanifen, Rifatin, Valbonën, Bedriun dhe Shakeldonen.
Kishte trup mesatar, ishte shumë i shkathtë, i qetë, punëtor, vizionar, i pamposhtur, i përkushtuar për çdo kënd e shumë virtyte të tjera. Në trupin e tij të pajetë janë gjetur një letër të shkruar me fjalët: “ Shqiptarë kush është, shkon i merr refugjatët e i bien në Kosovë” dhe dy fotografi në xhep, njërën të djalit në Gjermani Rifat Morines, që ka pasur shumë mall për të, me vite se ka parë sepse i është dashur të dal në Gjermani për shkak se serbët e kishin kërkuar të shkonte në shërbimin e detyrueshëm ushtarak të ish- Jugosllavisë, Në xhep mbante dhe fotografin tjetër të vajzës, Valbona Morina – BARDHA e veshur me kimonot e karatesë, kur ishte shpallur kampione absolute e Kosovës. Me bijën e tij, Bardhën e UÇK-së, është mburr shumë dhe ka pasur edhe për ketë mall të madh sepse me muaj të tërë nuk e kishte takuar, pasi ajo operonte në zona të tjera gjatë kohës së luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Familja Morina ka marrë mirënjohje nga SHP i UÇK-së, nga Kuvendi komunal i Pejës. (Valbonë Muharrem Morina)

Kontrolloni gjithashtu

Xhafer Zenel Nurkasa (24.7.1969 – 25.7.1998)

Xhafer Zenel Nurkasa (24.7.1969 – 25.7.1998)

Me t’u hapur lajmi se komandantët e Batalionit të Rahavecit: Xhelal Hajda – Toni, Selajdin …