Hysni Emin Berisha (9.11.1979- 8.5.1999)

Hysni Emin Berisha (9.11.1979- 8.5.1999)

Hysni Berisha u lind më 9 nëntor 1979, në fshatin Trestenik, komuna e Pejës. Rrjedh nga një familje me tradita patriotike. Nga regjimi pesëdhjetëvjeçar serbosllav kjo familje gjithnjë ishte në shënjestër. Nga kjo familje ra dëshmor edhe Emini i parë në Novi Pazar që ka luftuar për mbrojtje të popullatës boshnjake atje nga forcat serbe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Dhe pas vrasjes se Eminit të parë forcat serbo- jugosllave ja marrin edhe token. Kështu emrin e Eminit të rënë në Novi Pazar, e ka trashigu Emin Mic Berisha i cili e pati fatin e njejtë, dhe ra dëshmorë së bashku me djalin e tij Hysniun.
Prindërit Emin dhe Xhevahire Berisha kishin shtatë fëmijë: dy djem dhe pesë vajza. Hysni Berisha shkollën fillore dhe atë të mesme i kreu në vendlindje.
Në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u inkuadrua qysh më 2 korrik 1998 në Shtabin e fshatit të Lugut të Drinit, në Ruhot, ku kreu detyra të ndryshme ushtarake, si furnizim, vëzhgim etj. Dëshmori Hysni Berisha ndërmori edhe aksione guerile ndaj policisë serbe.
Në këto aksione merrnin pjesë edhe disa bashkëvendës të tij, ushtarë të UÇK-së. Me 10 janar 1999 luftëtari i lirisë, Hysni Berisha u sistemua në Kompaninë e Parë me komandant Vllaznim Berishën që vepronte në Lug të Drinit, me ç’rast mori pjesë në disa beteja dhe aksione që kreu kjo kompani, krah për krah djemve dhe luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Rrafsh të Dukagjinit. Ndërsa, beteja e fundit në të cilën mori pjesë Hysni Berisha është më e rëndësishmja, më e ashpra për nga karakteri i luftës. Është kjo beteja që u zhvillua në fshatin e lindjes Trestenik, pastaj në Naberxhan, Ruhot dhe Lutogllavë, pikërisht te Ura e Drinit të Bardhë, në mes të fshatrave Trubuhoc dhe Trestenik, ku ra dëshmorë, krah për krah me babanë e vet Emin Berishën dhe shumë bashkëfshatarë të tij, dhjetë prej të cilëve nga fshati i lindjes, duke mbrojtur pozicionet nga forcat serbe që synonin t’i zhbinin nga faqja e dheut. Ishte kjo dita e 8 majit të vitit 1999 që do të mbetet gjatë në kujtesën e këtyre anëve si një luftë heroike e prirë nga komandantët Muharrem Morina dhe Emin Berisha, babai i dëshmorit, të cilët bashkë me luftëtarët e tjerë ranë edhe ata në fushë të nderit për çlirimin e Kosovës. Trupat e këtyre dëshmorëve pushojnë të qetë në Varrezat e Dëshmorëve në fshatin Tërstenik të Pejës. (Vllaznim Berisha)

Kontrolloni gjithashtu

Haxhi Halil Hoti (2.4.1967 - 8.6.1998)

Haxhi Halil Hoti (2.4.1967 – 8.6.1998)

Menjëherë pas ingranimit të strukturave okupuese e pushtetare të Slobodan Milosheviqit në Kosovë, del në …