Fatmir Limaj

Fatmir Limaj: Qeveria Kurti duhet të shkarkohet për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme dhe jo të shpërbëhet Kuvendi

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se Qeveria Kurti duhet të shkarkohet për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme dhe jo të shpërbëhet Kuvendi. Limaj iu ka bërë thirrje deputetëve që mos të shkarkojnë vetën, pasi sipas tij, në këtë formë administrohet keqqeverisja e kryeministrit Kurti Ne e mbështesim këtë rrugë që e ka iniciuar Aleanca, çdo rrugë tjetër është me i ikë përgjegjësisë dhe me amnistua dhe kjo është me zgjatë agoninë dhe keqmenaxhimin. Apeli jonë është që i ftoj të gjithë deputetët që mos te marrin përgjegjësinë që s’iu takon. Askund në botë deputeti nuk e shkarkon vetën. Bashkohuni dhe shkarkoni”, tha Limaj. Duke folur për dialogun me Serbinë, Limaj tha se është e trishtueshme rruga që e ka ndjekur kryeministri Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata e ish të Burgosurve Politikë e Kosovës kërkon drejtësi për Astrit Deharin

SHBPK: Reagim ndaj shtrembërimit të së vërtetës historike në hapësira publike

Të indinjuar nga përdhosja publike e të kaluarës sonë nga autorë dashakeqës ndaj të djeshmës …